Sarandë/K. Bashkiak për çështjen e regjistrimit të pronave: Qytetarët të kallëzojnë Bashkinë që do pranojë përgjegjësinë dhe nuk do apelojë
Bashkia Sarandë, më saktë Këshilli Bashkiak i saj, ka miratuar një ide që presupozohet se i jep zgjidhje një problemi shumë të madh, siç është ai i regjistrimit të pronave në hipotekë. Këshilli Bashkiak në vite ka dhënë sheshe ndërtimi për mijëra qytetarë, por për shkak të proceseve ndërgjyqësore, apo për shkaqe të tjera, një pjesë e madhe nuk ka mundur të hipotekojë pronën e mandej të kryejë transaksione. Rasti më tipik ai i 800 familjeve që kanë kryer pagesat e blerjes së truallit, por për shkak se një ish-pronar doli në skenë, çështja u ndërlikua. Bashkia hodhi në gjyq palën tjetër, duke dalë në mbrojtje të qytetarëve, por ky është version teorik sa kohë nuk dihet fundi i këtij gjyqi. Në fakt Bashkia ka përgjegjësi pasi ka zyrtarizuar një akt administrativ siç është dhënia e të drejtës për ndërtim duke ndarë sipërfaqe të qytetit në plane urbanistike formale. Kjo situatë ka vite që vazhdon dhe gjendja juridike e pronësisë është një mishmash i paprecedentë. Dhe e paprecedentë është edhe zgjidhja që ofron Këshilli i Bashkisë, që duket se ka mbështetur propozimin e një këshilltari, bërë në mbledhjen e datës 29 korrik. I cili është:
Qytetarët do të hedhin në gjyq bashkinë e Sarandës në Gjykatën Administrative në Gjirokastër. Bashkia nga ana e vet, ndonëse palë e paditur do të mbrojë qytetarët, duke njohur përgjegjësinë. Çështja do të mbyllet me një seancë të vetme, pasi askuh nuk do të apelojë dhe me një vendim gjyqi që detyron regjistrimin në hipotekë të pronës. Kjo do të bënte efektiv titullin e pronësisë. Diçka që duhet të ishte bërë prej kohësh meqenëse në çdo rast Bashkia, e gjendur në proces krej akasidentalisht, duhet të mbrojë qytetarët.
Comments
Ha, ha, ha !
Ha, ha, ha !
Kane ndare edhe malet me Vendim te Keshillit Bashkiak, jo trojet. KULMI I SHKELJES SE LIGJIT.
DHA ME VONE KANE DHENE NE VITE LEJE NDERTIMI PA ASNJE BAZE LIGJORE SE MINIMUMI PER TE MARRE NJE LEJE NDERTIMI DUHET HIPOTEKA.
QEFLLINJTE E VJEDHJEVE E KANE DHENE "PRONEN" QE I FALEN KESHILLTARET ME PERQINDJE DHE KANE MARRE 20-30% TE NDERTIMIT DHE SARANDA NUK EKZISTON ME.
KJO KA VETEM NJE ZGJIDHJE :
1.DIKUSH TE COJE NE PROKURORI GJITHE ANETARET NE VITE TE KESHILLIT BASHKIAK, GJITHE KRYETARET E BASHKISE SARANDE DHE ADMINISTRATEN PERKATESE.
2.SHTETI TE RIVENDOSE TE DREJTEN E PRONESISE PER GJITHE VENDIMET E KESHILLIT NE VITE QE KANE SHPERNDARE PRONA SIKUR TE ISHIN TOKA BUJQESORE, PRA ME 7501.
3.SHTETI TE KONFISKOJE GJITHE APARTAMENTET QE KANE PERFITUAR "PRONARET" SI % DHE TI SHESE, DUKE ZGJIDHR ME NJE VEPRIM PROBLEMIN GANGRENE TE TE PASTREHEVE.
4. TE GJOBISE GJITHE FIRMAT NDERTUESE QE KANE NDERTUAR ME LEJE TE PALIGJESHME
5.INVESTIRORET DHE "PRONARET" E TOKES QE BEJNE ZHURME - NDJEKJE PENALE.
6.ME NJE VENDIM PARLAMENTI TI KERKOHET "NDJESE" GREQISE PER KETO MASA QE RREGULLOJNE TURIZMIN SHQIPTAR DHE JO ATE GREK
Add new comment