PPP edhe bankina në zonën turistike të Bunecit në Lukovë. Raportohet se edhe baza detare në Sarandë mund të kalojë nën administrimin e Bashkisë
Sot qeveria ka marrë një vendim për transferimin e bankinës së Bunecit, në Lukovë nga Ministria e Mbrojtjes drejt Ministrisë Transporteve. Në vendim zbardhet edhe qëllimi i këtij transferimi: “...Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, të pronës nr.1147, me emërtim “Bankinë”, me vendndodhje në Bunec, Lukovë, Sarandë, sipas planvendosjes që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për ta përdorur për trajtimin e kërkesave të operatorëve, në kuadrin e partneritetit publik privat, për përmirësimin e infrastrukturës së pontilit sipas standardeve të sigurisë lundrimore, për shfrytëzimin e potencialit të lartë ekonomik dhe për krijimin e kapaciteteve të eksportit të ujit të pijshëm”(http://www.kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mble...).
Pra bankina, e cila me këtë vendim ndalohet që të tjetërsohet, do të jepet me konçesion kundrejt operatorëve në një zonë që është e preferuar për zhvillim turizmi. Pak ditë më parë media të ndryshme lokale në Sarandë njoftonin edhe kalimin e ish-bazës detare drejt administrimit të Bashkisë, duke hapur kështu rrugën për ndërtime dhe transformimin e destinacionit të saj. Diçka e de jozyrtare, ndonëse modeli i Bunecit sugjeron që kjo rrugë është e vetmja që qeveria aktuale e sheh si të mundshme për zhvillim.
Add new comment