resorti turistik
Resorte turistike në bregdet mbi prona të grabitura. Qeveria di gjithçka, por vazhdon të japë leje
Karabinatë e ndërtesave disakatëshe në bregdetin e Palasës po ngrihen ngadalë duke u ngjitur në faqen e Malit të Çikës dhe tashmë duken që nga qafa e Llogarasë. Plazhi me guralecë të imët dhe të bardhë, që shtrihet në të dy krahët e deltës së lumit Palasë, është kthyer në një kantier ndërtimi. Makinat e tonazhit të rëndë, të ngarkuara me materiale inertesh, lënë pas shtëllunga të bardha pluhuri duke trazuar peizazhin idilik të detit Jon.