regjistrat otomane
12 mijë dokumente mbi Shqipërinë
Rreth 12 mijë dokumente mbi Shqipërinë që ruheshin në arkivin qendror të Stambollit, tashmë janë në Arkivin Qendror të Shtetit. Gjatë vizitës së fundit që kreu i arkivave shqiptare, Gjet Ndoi, pati në Turqi, u bë e mundur marrja e mijëra dokumenteve me rëndësi historike kombëtare. “Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i dokumenteve nga të dyja palët në formë elektronike. Gjatë bisedimeve me palën turke, që kryesohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Turqisë z.