qipro

Shah i vështirë në Mesdhe*

Postuar në 25 Mars, 2019 14:27

 

Ajo që filloi "aksidentalisht" në një restorant në Moskë sot ka evoluar në një marrëdhënie strategjike. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Greqisë - Izraelit - Qipros. Kjo tregon se çfarë është i aftë të bëjë vendi ynë kur ka vazhdimësi në politikën e jashtme, pa marrë parasysh se cila qeveri është në pushtet.

Pompeo, pjesë e samitit Greqi-Qipro-Izrael për gazsjellësin EastMed

Postuar në 17 Mars, 2019 12:41

Egjeu po merr përherë e më shumë rëndësi strategjike për shkak të zbulimeve të rezervave të mëdha të gazit. Mediat greke raportojnë për pjesëmarrjen e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në samitin tripalësh Qipro-Greqi-Izrael ku do të nënshkruhet marrëveshja për gazsjellësin e Mesdheut Lindor(EastMed). 

5-8 trilionë m3 gaz në Bllokun 10 në Qipro

Postuar në 28 Shkurt, 2019 14:00

Exxon Mobile ka njoftuar zbulimin e një sasie të madhe gazi në bllokun 10 në Qipro.  Sipas raportimeve mediatike në Greqi, sasia e zbuluar përafrohet nga 5 -8 trilionë metra kub gaz, por ky nuk është një rezultat përfundimar. Exxon ka zhvilluar kërkime në bashkëpunim me Qatar Petroleum që nga mesi i muajit nëntor të vitit 2018.

Gazeta greke “Kathimerini” raporton se zbulimi pason disa të tillë në detin që lag Greqinë, duke hapur rrugën për një rivlerësim strategjik të mbarë rajonit.

Kryepeshkopi Chrysostomos: Turqia ka në plan vendosjen e 300 mijë kolonëve në Qipro

Postuar në 01 Janar, 2019 16:35

Ankaraja duket se ka një plan alternative për të vënë dorë mbi rezervat e gazit në Egje dhe për t’i dhënë tjetër pamje gjeopolitikës së këtij rajoni. Të paktën sipas deklarimeve të kryepeshkopit Chrysostomos të Qipros, Turqia po planifikon sjelljen në ishull, konkretisht në zonën veriore që kontrollohet prej saj, 300 mijë kolonë turq për të ndryshuar balancën demografike. Sipas tij, Turqia ka për qëllim marrjen nën kontroll të të gjithë Qipros dhe jo gjetjen e një zgjidhjeje të dakordësuar me pjesën greke.

Rusia kundër pranisë amerikane në Qipro

Postuar në 05 Dhjetor, 2018 17:49

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Sakharova paralajmëroi se militarizimi i mëtejshëm i Qipros do të ketë pasoja të rrezikshme dhe destabilizuese për ishullin.

"Rusia do të marrë masat e nevojshme nëse Shtetet e Bashkuara forcojnë praninë e tyre ushtarake në Qipro"- tha Sakharova duke folur me gazetarët. Sipas saj, Moska e kupton fare mirë kontekstin  anti-rus të këtyre planeve të SHBA-ve dhe NATO-s. “Do të marrim masa reciproke nëse këto plane zbatohen”- shtoi ajo.

Fakte tronditëse të torturave britanike në Qipro

Postuar në 24 Maj, 2018 17:24

Përshkrime të hollësishme të torturave që  ushtarët britanikë kanë kryer ndaj guerrilëve qipriotë të organizatës nacionaliste  EOKA në vitet 1955-1959 kanë dalë në dritë. Gazeta “Metro” e Londrës  përmend praktikat e pretenduara të torturës, që tashmë posedohen nga gjykatat britanike.

Der Spiegel: Gjuetia për thesarin e Mesdheut

Postuar në 19 Shkurt, 2018 17:58

Revista gjermane “Der Spiegel” botoi një artikull mbi fushat e gazit me titull "Gjuetia për thesarin e Mesdheut". Sipas saj, Mesdheu ka rezerva të mëdha gazi dhe shumë vende duan ta shfrtyëzojnë këtë pasuri.  Ajo çka vihet re ëshë një përshkallëzim i konfliktit mes Izraelit dhe Libanit dhe Turqisë e Qipros.

Përplasje mes Italisë e Turqisë për kërkimet në Detin e Qipros

Postuar në 13 Shkurt, 2018 18:45

Ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano kërkoi nga nga homologu i tij turk, Mevlut Çavusoglu zgjidhjen e menjëhershme të konfliktit që pengon kompaninë italiane Eni, të kryejë  kërkime në Zonën Ekslkluzive Ekonomike të Qipros kërkoi .

BE-ja ndërhyn në konfliktin turko-qipriot në Egje

Postuar në 13 Shkurt, 2018 10:27

 Bashkimi Europian ka paralajmëruar Turqinë për veprimet dhe kërcënimet e saj ndaj Qipros për kërkimin e gazit dhe naftës në Egje.

“Turqia duhet të angazhohet në mënyrë të qartë ndaj fqinjësisë së mirë dhe të shmangë çdo lloj burimi për fërkime, kërcënime apo veprime që drejtohen kundër një anëtari të BE-së”, citon EuObserver një zëdhënës të Komisionit Europian.

Sipas zëdhënëses në fjalë, sjellja e Turqisë dëmton marrëdhniet e fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.

“Viza të arta” për miliarderët rusë dhe ukrainas në Qipro

Postuar në 18 Shtator, 2017 19:23

Oligarkë dhe miliarderë ruse si dhe anëtarë të elitës ukrainase të akuzuar për korrupsion janë ndër qindra personat  që kanë marrë pasaporta evropiane nëpërmjet asaj që quhet "viza e artë", sipas një artikulli të Guardian. Qeveria qipriote ka fituar më shumë se 4 miliardë euro që nga viti 2013, duke duke u dhënë atyre të drejtën për të jetuar dhe punuar në të gjithë Bashkimin Evropian në këmbim të investimeve në Qipro.

Pages

Subscribe to RSS - qipro