Përplasje mes Italisë e Turqisë për kërkimet në Detin e Qipros
Ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano kërkoi nga nga homologu i tij turk, Mevlut Çavusoglu zgjidhjen e menjëhershme të konfliktit që pengon kompaninë italiane Eni, të kryejë kërkime në Zonën Ekslkluzive Ekonomike të Qipros kërkoi .
Të dy ministrat u takuan në Kuvajt, ku u pajtuan se të dy vendet duhet të ruajnë marrëdhëniet e besimit për shkak edhe të projekteve të mundshme në të ardhmen në sektorin e energjisë. Situata mes dy vendeve u tensionua pas dërgimit të fregatës italiane në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros, ku anijet turke po pengonin shpimin në det nga SAIPEM 12000.
Fregata italiane e përfshirë në misionin e NATO-s «Sea Guardian» në Mesdheun Lindor mori udhëzime për të shkuar në rajon dhe shmangur tensionet me anijet turke. Deklarata të ashpra u bënë edhe nga Presidenti turk, Erdogan pas një tjetër incidenti në ishullin Imia ku një fregatë turke përplasi një luftëanije greke.
“Paralajmërojmë ata që janë përtej kufijve në Qipro dhe në Egje që të mos ndërmarrin veprime të gabuara“. deklaroi Erdogan. Tensioni vijon të mbetet i lartë në Detin Egje, ku ka një prezencë të shtuar të forcave detare turke dhe greke.
Add new comment