Qeveria

U sulmua TIA për sigurinë, por për asnjë çast për çmimet e biletave

Postuar në 11 Korrik, 2016 20:43

Qeveria, apo më saktë ministri i Brendshëm i saj, sulmuan për ditë tëra konçesionarin e Rinasit, për arsye të mungesës së sigurisë. Tani që ngjarjes së grabitjes i humbi tempi mediatik edhe sulmet ranë. Ndërkohë nëse ka një arsye për të cilën TIA duhet sulmuar janë çmimet e larta që aplikon e për të cilat qeveria nuk e vë ujin në zjarr. Është e vërtetë që ekzekutivi i tanishëm nuk ka përgjegjësi për komtratën, por për zgjatjen e saj po dhe përmbajtja e kontratës së re, publikuar në Fletoren Zyrtare, është zhgënjyese.

Qeveria rikthen importin e mbetjeve, amendon ligjin që ndryshoi 3 vjet më parë

Postuar në 07 Korrik, 2016 10:49

Në Parlament është depozituar disa ditë më parë një projektligj i hartuar nga Ministria e Mjedisit, Shoqatat e Ricikluesve dhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, që lejon importin e mbetjeve, inerteve, në Shqipëri për qëllime riciklimi.

Gjuha e marrëveshjes me TIA dhe gjuha e sotme për konsum publik

Postuar në 05 Korrik, 2016 18:56

Ka disa ditë tashmë që media të ndryshme furnizohen rregullisht me lloj lloj dokumentesh të cilat publikohen me synim fajësimin e TIA-s për grabitjen në Rinas. Siç mund të merret me mend dokumentacioni ka origjinë nga zyrat e qeverisë, ndoshta pranohet falas, por ai sërish ka për qëllim “amnistimin” e policisë dhe Ministrisë së Brendshme nga përgjegjësia për ngjarjen. Kjo është çështje e hetimeve, nëse ato do të përfundohen ndonjëherë, por nuk ka sesi mos të bjerë në sy kërkesa për rishikim të marrëveshjes konçesionare që bëri ministri i Brendshëm, dështaku i paprecedent, Saimir Tahiri.

Biznesmenët e huaj rezidentë në Shqipëri, qeveria ndryshon ligjin

Postuar në 27 Qershor, 2016 12:12

Qeveria forcon kriteret për pajisjen me leje të përhershme qëndrimi për biznesmenët e huaj që investojnë në Shqipëri. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj, i cili ndryshon ligjin ekzistues për të huajt.
Sipas draftit, një biznesmen i huaj mund ta përfitojë lejen e përhershme të qëndrimit në Shqipëri vetëm nëse ka investuar të paktën dy milionë euro dhe ka hapur minimalisht 100 vende të reja pune. Në ligjin ekzistues, shuma e kërkuar e investimit është një milion euro, ndërsa numri i vendeve të punës vetëm 10 vetë.

Basha: Rama po investon vetëm në bashkitë e majta

Postuar në 24 Qershor, 2016 11:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha Kreu i Partisë Demokratike ishte në Kamëz e Paskuqan ku foli për diskriminimin që sipas tij qeveria u bën bashkive të djathta. Basha theksoi se kjo praktike antidemokratike do të marrë fund. “Investimet e qeverisë do shkojnë kudo ku kanë nevojë qytetarët, pasi një qeveri votohet për t’ju shërbyer të gjithëve pa dallime politike”-theksoi Basha. Kreu i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu u ankua se nuk ka marrë asnjë fond nga qeveria për investime në bashkinë që drejton. “Kemi dërguar 96 projekte dhe ka dhënë zero lekë.

Qeveria mashtroi për koston e ligjit të kamerave

Postuar në 23 Qershor, 2016 15:32

Ligji për kamerat e sigurisë ngre një sërë pikëpyetjesh jo vetëm për kostot por edhe për transparencën. Nisur nga çmimet e kompanive që tregtojnë dhe instalojnë kamera sigurie, një biznesi do t`i duhet të paguajë 500 euro, ndërsa për Policinë e Shtetit thuhet se nuk ka kosto. Ndërsa nga ana e vet Ministria e Brendshme thekson se për të nuk parashikohen kosto, gjë e cila nuk rezulton të jetë e vërtet pasi edhe vet Policisë do t`i duhet të shpenzojë për zbatimin e ligjit për kamerat e sigurisë.

Punohet vetëm për “Shqipërinë e gjeneratës tjetër”. Rritje pensionesh me 2%, 0.5% më shumë sesa inflacioni

Postuar në 19 Qershor, 2016 14:29

Qeveria do të indeksojë pensionet duke nisur që nga muaji korrik. 2% shkon rritja e pensioneve, një kuotë minimale kjo dhe që buron nga ligji, që e detyron qeverinë të bëjë indeksimin e tyre në nivelin e inflacionitt.  “Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, inflacioni vjetor është rreth 1.5%, por rritja e pensioneve do të bëhet me 2%. Me këtë shifër pritet të rriten të gjitha pensionet, duke filluar nga ato monimale deri tek pensionet maksimale. Kështu pensioni minimal prej 14 mijë lekësh pritet të rritet me 280 lekë.

Thjesht akuza apo radhë për në prokurori? Kreu i PD-së liston: Spiropali ka vënë 5 milionë euro. Tahiri nuk shpëton dot nga skandali i përgjimit

Postuar në 14 Qershor, 2016 20:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripërsëritur sot kërkesat për draftin e reformës në drejtësi, pas takimit me ministrin e Jashtëm, Steinmeier. Duke iu përmbajtur opsionit të Venecias, Basha tha se qëndrimi i mazhorancës nuk është koherent. “Vende të rezervuara tha që nuk jap por përfaqësimin proporcional për dy organet është gati ta japë. Hajde tani ta intepretojmë këtë. A nuk tha të njëjtën gjë dje?! A nuk është ky një pranim i pjesshëm i rekomandimit 88-të?! Këtë thotë ky rekomandim që ky thotë që nuk e kam lexuar megjithëse ia kam lexuar ditën e hënë, javën e kaluar.

Nancy Pelosi: "Iphone u shpik nga qeveria, jo nga "Apple"

Postuar në 11 Qershor, 2016 20:07

Steve Jobs është cilësuar nga shumëkush si një gjeni, si dikush që ndryshoi botën etj., epitete që nuk mungojnë në raste kur një ëndërr duhet mbajtur gjallë. Por jo të gjithë bien dakord. Dhe informacione jo shumë të njohura, pse jo të befta nisin të dalin në situata konflikti, siç është ajo mes qeverisë amerikane dhe kompanisë së drejtuar nga i ndjeri Jobs, "Apple".

Qeveri + Donald Lu, më pak se 94 vota

Postuar në 08 Qershor, 2016 21:24

Ambasada amerikane është përfshirë në zhvillimet e brendshme politike shqiptare deri në kufijtë e një etike që sado formale është mirë të ruhet. Të gjithë e kanë mirëpritur angazhimin e kësaj ambasade dhe titullarit të saj që me procesin e dekriminalizimit, ndërkohë që e kanë mirëkuptuar kur në mënyrë metaforike dhe ironike krahasonte mosreagimin e shqiptarëve me delet.

Pages

Subscribe to RSS - Qeveria