Thjesht akuza apo radhë për në prokurori? Kreu i PD-së liston: Spiropali ka vënë 5 milionë euro. Tahiri nuk shpëton dot nga skandali i përgjimit

Postuar në 14 Qershor, 2016 20:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripërsëritur sot kërkesat për draftin e reformës në drejtësi, pas takimit me ministrin e Jashtëm, Steinmeier. Duke iu përmbajtur opsionit të Venecias, Basha tha se qëndrimi i mazhorancës nuk është koherent. “Vende të rezervuara tha që nuk jap por përfaqësimin proporcional për dy organet është gati ta japë. Hajde tani ta intepretojmë këtë. A nuk tha të njëjtën gjë dje?! A nuk është ky një pranim i pjesshëm i rekomandimit 88-të?! Këtë thotë ky rekomandim që ky thotë që nuk e kam lexuar megjithëse ia kam lexuar ditën e hënë, javën e kaluar.  Pra e pranon por për dy dhe jo dy të tjera. Këtu është vija e kuqe?! Për çfarë?! Që të vendosësh ti se cilët gjyqtarë janë të korruptuar e cilët jo?! Që të vendosësh ti se cili prokuror është i korruptuar dhe cili jo?! Ta them që tani se prokurori që heton Erion Velinë për dosjen e falsifikimit të firmës është i pakorruptuar se nuk po e zbardh. Ky që vendosi arrestimin e dy drejtorëve të policisë dhe pezullimin e këtij tjetrit për përgjimin, për të cilin po bën çdo gjë, ky është i korruptuar. Gjykata Kushtetuese që vendos heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës kërcënohet dhe i thuhet prit se po vjen reforma në drejtësi. Pse?! Sepse ligjin e zbatoi por jo siç e donte Edi Rama. Ky është problemi”, tha Basha.

Paraprakisht kreu i PD-së ka akuzuar përfaqësues të qeverisë si të korruptuar. “Elisa Spiropali...me 5 milionë euro pasuri krekoset para bashkëpunëtorëve të saj”, tha Basha, duke konfirmuar edhe njëherë legjendimin 5 milionë për ish-drejtoreshën e Doganave.

Një mesazh i qartë është dërguar edhe për ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, që sipas Bashës, është përgjues i paligshëm. “Mos e përziej Italinë në skandalin e përgjimit. Skandali i përgjimit është i yti, i Saimir Tahirit dhe i kokave të turkut që urdhërove për të përgjuar në mënyrë të paligjshme. Për këtë ne do të qendrojmë fuqishëm deri në zbardhjen e plotë dhe vënien para ligjit çdo personi përgjegjës. Mos e përziej Italinë në këtë aferë, se është aferë e jotja 100 %. Sigurisht do vazhdozh ta përziesh më pas Italinë, Europën, Amerikën, Kombet e Bashkuara,  Nauru, Vanuatu, por përgjegjësisë për mega skandalin e përgjimit nuk ke për ti ikur dot dhe as nuk ke për ta tregtuar dhe bërë pazar me rastin e reformës në drejtësi”, tha ai. Nuk dihet nëse emrat që përmenden nga kreu i opozitës kanë zënë radhën për në prokurori, siç përflitet në mjedise të politikës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.