qendra levanda
Në rritje. 70% e rusëve mendojnë se ka rol pozitiv në histori
70% e rusëve aprovojnë rolin e liderit sovjetik Josif Stalin në historinë e Rusisë. Kjo shifër rezulton nga të dhënat e një sondazhi të kryer nga Qendra Levanda, në Rusi, që provon se imazhi i diktatorit sovjetik është rehabilituar mes rusëve. Një lider i shkëlqyer, e quajnë rusët, apo një pjesë e tyre, Stalinin, që dikur u kryqëzua si një autokrat i përgjakshëm. Në një sondazh të vitit 2016, përgjigjet pozitive për rolin e Stalinit në historinë ruse ishin 54% dhe për tre vjet janë rritur me 16%.