publikimi

Oborri Mediatik që gjallon pas Katundit Mediatik

Postuar në 13 Prill, 2017 13:05

Së fundmi në portale të ndryshme online, por edhe në faqet e televizioneve vihet re një praktikë “gazetarie” që sugjeron për lexuesin bisedat që kryeministri zhvillon me komentues të ndryshëm në profilin e tij në Facebook. Përveç ndonjë rasti kur thuhet ndonjë gjë me vlerë, apo përcillet ndonjë mesazh, kjo praktikë “pune” nuk justifikohet as për interesin publik dhe as për kriterin profesional. Së pari shumica e portaleve që transmetojnë këto qyfyre politike qëndrojnë në klikime poshtë numrit të ndjekësve të kryeministrit Rama në Facebook. I cili ka sot më shumë se 1 milionë ndjekës.

CIA hedh online 13 milionë faqe dokumente. UFO-t, politika dhe projekti Stargate, ndër më interesantët

Postuar në 18 Janar, 2017 23:45

Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA ka deklasifikuar 13 milionë faqe dokumente të cilat i ka vënë në dispozicion online. Vëzhgimet dhe raportimet për UFO, eksperimente nga programi Stargate, janë disa nga publikimet që kanë ardhur pas kërkesave të shumta dhe detyrimeve që rrjedhin nga liria e informacionit. Arkivi i plotë përbëhet nga 800 mijë dosje. BBC-ja raporton se një nga fragmentet më ta pazakonta është ai që ka të bëjë me projektin Stargate që trajtonte fuqitë psikike dhe perceptimet ekstrasensoriale.

Publikohet baza e të dhënave të personelit të shërbimit sekret të kohës së Stalinit – 40 mijë emra, organikë e NKVD-së hidhen online

Postuar në 26 Nëntor, 2016 02:21

Një organizatë joqeveritare në Rusi e angazhuar për Kujtesën, ka publikuar së fundmi një bazë të dhënash për shërbimin sekret sovjetik të kohës së Josif Stalinit. Ajo përfshin të dhëna për periudhën 1935-1939, që njihet si Terrori i Madh, dhe është publikuar në faqen online të organizatës.

Publikohet dhe hidhet në qarkullim dorëshkrimi Voynich

Postuar në 25 Gusht, 2016 23:15

Shumëkush ka dëgjuar për dorëshkrimin Voynich, zbuluar nga tregëtari i librave Wilfrid Voynich. Dorëshkrimi paraqet figura, vizatime botanike shoqëruar me një shkrim, grafemat e të cilit nuk identifikohen. Dorëshkrimi është i vlefshëm online dhe kopja fizike e tij ndodhet në universitetin e Yale.

Urdhërohet publikimi i emaile-ve të ish-sekretares Klinton para zgjedhjeve presidenciale të 8 Nëntorit

Postuar në 23 Gusht, 2016 15:39

Departamenti i Shtetit mund të publikojë një pjesë të emaile-ve private të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Klinton pak ditë para zgjedhjeve presidenciale. Kjo pasi një Gjykatë urdhëroi qeverinë amerikane të analizojë 14 900 dokumente, shumica e të cilave email-e të postës elektronike të zonjës Klinton. Skandali doli në dritë nga FBI që zbuloi se ish-shefja e politikës së jashtme amerikane përdorte një server privat për komunikimin e saj elektronik me vartës apo agjenci të tjera të qeverisë amerikane.

Pages

Subscribe to RSS - publikimi