Publikohet dhe hidhet në qarkullim dorëshkrimi Voynich
Shumëkush ka dëgjuar për dorëshkrimin Voynich, zbuluar nga tregëtari i librave Wilfrid Voynich. Dorëshkrimi paraqet figura, vizatime botanike shoqëruar me një shkrim, grafemat e të cilit nuk identifikohen. Dorëshkrimi është i vlefshëm online dhe kopja fizike e tij ndodhet në universitetin e Yale.
Por së fundmi, shtëpia spanjolle e botimit, “Siloe” ka marrë të drejtën e riprodhimit fizik të 898 kopjeve. Deri më tani janë porositur 300 kopje, secila 8 mijë dollarë. “Siloe” merr përsipër të riprodhojë besnikërisht çdo imazh, ilustrim, ashtu siç paraqitet në origjinal. Një arsye është padyshim biznesi, fitimi. Një tjetër është shpresa sesa më shumë njerëz do të kenë në dorë librin, aq më shumë do të rriten shanset e dekodifikimit të tij. Sipas analizës së karbonit, letar e dorëshkrimit daton në shekullin e 15-të, ndonëse shkrimi mbi të mund të jetë hedhur në shekullin e 16-të. Libri ka një histori të vetën, rindërtuar jo në mënyrë shteruese:
Mendohet se është realizuar si vepër nga shkencëtari anglez, Roger Bacon dhe ka qenë në posedim të astrologut John Dee. Libri më tej kaloi në duart e Perandorit Rudolph II i Gjermanisë për t’u zhdukur deri sa u gjet në Romë në një kolegj jezuit.
Dorëshkrimi ka 240 faqe, 113 prej të cilave, të parat, përmbajnë vizatime botanike që nuk korrepsondojnë me asnjë bimë të njohur deri më sot. Pjesa e dytë përmban femra nudo pranë tubave të çuditshëm, përshkrime të bimëve mjekësore etj..Ka patur spekullime se i gjithi është një mashtrim, por një analizë e vitit 2013 gjeti se shpërndarja e fjalëve dhe grafemave i jep kuptim një gjuhe konsistente. Në nëntor edhe univeristeti i Yale do të hedhë në qarkullim versionin e tij.
Add new comment