yale
ShBA, autorizohet përdorimi i testeve të shpejtë të pështymës për CoVid-19
Administrata amerikane për Ushqimin dhe Barnat ka dhënë autorizim për përdorimin e një testi të ri për CoVid-19 zhvilluar nga universiteti i Yale.
SalivaDirect është një mënyrë testimi përmes pështymës dhe synon të verifikojë sidomos asimptomatikët. Sipas të dhënave të deritanishme, testi i pështymës ka ndjeshmëri të afërt me atë të tamponit që e merr masën për testim nga hunda dhe fyti.
Epidemiologu i Yale: Ka një propagandë lufte kundër hidroksiklorokinës. Mund të shpëtojë 100 mijë njerëz
Lëmshit të menaxhimit të pandemisë i është shtuar sot edhe një tjetër nyje. Një shkencëtar nga universiteti i Yale në SHBA, epidemiologu Harvey Risch, ka deklaruar gjatë një interviste televizive se përdorimi masiv i hidroksiklorokinës mund të shpëtojë në Amerikë 75 000-100 000 njerëz.
Unë besoj se ilaçi mund të përdoret si profilaktik për punonjësit e vijës së parë siç është bërë në Indi
Pretendim për dekodimin e dorëshkrimit Voynich: U shkrua nga murgesha në një gjuhë romane
Agjencia italiane e lajmeve, Ansa, raporton se një studiues I universitetit britanik të Bristolit, Gerard Cheshire, ka arritur të deshifrojë dorëshkimin Voynich. Ose pretendon se e ka arritur një gjë të tillë.
Publikohet dhe hidhet në qarkullim dorëshkrimi Voynich
Shumëkush ka dëgjuar për dorëshkrimin Voynich, zbuluar nga tregëtari i librave Wilfrid Voynich. Dorëshkrimi paraqet figura, vizatime botanike shoqëruar me një shkrim, grafemat e të cilit nuk identifikohen. Dorëshkrimi është i vlefshëm online dhe kopja fizike e tij ndodhet në universitetin e Yale.
153 dollarë interes për një obligacion të vitit 1648
Ky është Perëndimi. Detyrimi është detyrim. Sidomos kur është i shkruar. “Bloomberg” shkruan për një detyrim të përjetshëm, nisur që në vitin 1648, lëshuar përmes një obligacioni nga Autoriteti Ujor i Hollandës, de Stichtse Rijnlanden. Është universiteti i Yale në SHBA, që do të paguhet me 136.20 euro, ose 153 dollarë si interes nga ky obligacion. Obligacioni u ble nga Yale si artifakt në vitin 2003 dhe qysh atëherë nuk ka marrë interesa.