Pretendim për dekodimin e dorëshkrimit Voynich: U shkrua nga murgesha në një gjuhë romane
Agjencia italiane e lajmeve, Ansa, raporton se një studiues I universitetit britanik të Bristolit, Gerard Cheshire, ka arritur të deshifrojë dorëshkimin Voynich. Ose pretendon se e ka arritur një gjë të tillë. Sipas studimit të tij, publikuar në Romance Studies, dorëshkrimi është shkruar në një gjuhë romane shumë antike, të zhdukur nga murgesha domenikane për nder të mbretëreshës së Aragonës, Maria di Castiglia. Me gjuhë romane(romance) kuptohet një kategori gjuhës që derviuan nga latinishtja vulgare(e folur) për të dhënë gjuhët e sotme latine në Europë. Ky proces ndodhi në shekujt 3-8 të erës sonë.
Cheshire thotë se gjuha protoromane e përdorur në këtë dorëshkrim ishte e gjallë në Mesjetë por ajo nuk përdorej në shkrime, pasi Latinishtja ishte gjuhë zyrtare e monarkëve, fisnikërisë dhe kishës. Sipas këtij studiuesi kjo solli zhdukjen e tyre. Dorëshkrimi është sipas tij një enciklopedi e ilustruar që konsiston në përshkrimin e bimëve dhe banjove terapeutike, leximeve astrologjike që kanë të bëjnë me çështjet e zemrës, mendjes dhe riprodhimit sipas besimeve të kohës. Bëhet fjalë për gjysmën e shekullit të 15-të në Europë.
Pretendimi i Cheshire është vënë në dyshim nga drejtuesja e Akademisë Mesjetare të Amerikës, Lisa Davis, sipas të cilës studiuesi britanik, nuk ka sjellë ndonjë zbulim, por ka kënaqur një bindje të vetën duke kërkuar zgjidhjen te gjuhët romance. Dorëshkrimi ka marrë emrin aktual nga tregëtari polak i antikave, Wilfrid Voynich që e bleu atë në vitin 1912 në kështjellën aragoneze të Ischias. U ekspozua në publik në vitin 1915 dhe sot ëhstë në fondin e universitetit të Yale.
Add new comment