proselite
Inskenimi i “para - Rilindjes” katolike*
Ngjarjet në terren dhe të dhënat e debatit rreth kishës ortodokse të Shën Thanasit në Dhërmi çojnë në konkluzionin se përbëjnë një paralele me kahje të kundërt me ngjarjet e shekujve të largët ‘16-18. E para kishte karakter të dukshëm fetar dhe synonte proselitizimin katolik të elementit ortodoks. E dyta përdor argumentin nacional për të fshehur atë fetar kaktolik. Të dyja vendosin përballë ortodoksinë. Në këtë këndvështrim, Dhërmiu nuk është thjesht vendi ku një memorial pa krena po përdoret si enë komunikuese midis paraleleve, por një segment gjeopolitik që po krijon pllaka sizmike.