pronat e kishes
Murgjit dhe priftërinjtë në Mal të Zi protestojnë para Parlamentit
Murgj dhe priftërinj janë mbledhur sot para godinës së Parlamentit të Malit të Zi për të kundërshtuar miratimin e një drafti që parashikon sipas tyre vjedhjen e pronave të Kishës Ortodokse dhe cenimin e pozitës së saj. Të drejtuar nga Mitropoliti Amfilohije dhe Peshkopët Joanikije dhe Metodije, klerikët kanë kënduar këngë dhe janë lutur para godinës në fjalë ndërkohë që në kishë është mbajtur edhe një meshë.