Murgjit dhe priftërinjtë në Mal të Zi protestojnë para Parlamentit
Murgj dhe priftërinj janë mbledhur sot para godinës së Parlamentit të Malit të Zi për të kundërshtuar miratimin e një drafti që parashikon sipas tyre vjedhjen e pronave të Kishës Ortodokse dhe cenimin e pozitës së saj. Të drejtuar nga Mitropoliti Amfilohije dhe Peshkopët Joanikije dhe Metodije, klerikët kanë kënduar këngë dhe janë lutur para godinës në fjalë ndërkohë që në kishë është mbajtur edhe një meshë.
Nëse ligjet e kohëve modern nuk vijnë në harmoni me ligjet e botës bashkëkohore, atëherë këto ligje nuk janë ligjet e Malit të Zit ë vërtetë, por ato mund të kthehen në paligjshmëri. Ne i kërkojmë deputetëve të mos lejojnë këtë turp dhe siklet. Ne u bëjmë veçanërisht thirrje myslimanëve dhe katolikëve që të parandalojnë manipulimin e tyre në bazë të ndonjë kontrate të nënshkruar paraprakisht me pretendimin se ky ligj nuk aplikohet mbi ta
tha Amfilohije.
Add new comment