prodhimi
Bankers Petroleum kërkon zbatimin e vendimit të Arbitrazhit, ose do të ndërpresë prodhimin e naftës
Bankers Petroleum ka deklaruar se do të ndërpresë punimet nëse shteti shqiptar nuk zhbllokon llogaritë e saj. Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit i dha të drejtë kompanisë kanadeze, e cila operon në shfrytëzimin e puseve të naftës dhe prodhimit të saj në zonën e Patos Marinzës. ““Bankers” thotë se javën e kaluar ajo eksportoi vetëm 85 për qind të sasisë së prodhuar, pasi nuk mund të financonte më tepër transportin për shkak të bllokikmit të llogarive nga Tatimet.
Kina fiton tregun e prodhimit të aluminit me SHBA. Nga 24% në vitin 2005, arrin në 55% të prodhimit global këtë vit
Kriza e zgjatur financiare dhe ekonomike nuk ka lajme të mirë për askënd. Ndërkohë që flitet për rrezikun që sjell rënia e ritmit të rritjes së Kinës, si motorri i zhvillimit aktual të ekonomisë globale, problemet nuk mungojnë as në SHBA. “Bloomberg” raporton se një nga kompanitë kryesore në përpunimin e aluminit, “Alcoa Inc.”, prej 127 vitesh në krye të listës në këtë fushë, po pëson goditjes serioze.
Rritet prodhimi i energjisë, licenca të reja për hidrocentrale
Pasi kanë hyrë në fuqi vendimet e Entit Rregullator të Energjisë për licencime dhe rinovime, tregut të energjisë elektrike i janë shtuar aktorë të rinj. “Monitor” shkruan se pas përfundimit të fazë së ndërtimit tashmë ka nisur nga prodhimi kompania “Denas Power”, Hec-i i së cilës ka një fuqi të instaluar prej 14.5MW. Veprimtaria e kompanisë do të jetë si në prodhim, ashtu edhe në tregtim. ERE gjithashtu njofton se ka filluar pocedura për licencimin për tregtim dhe furnizim me energji elektrike të shoqërisë “DOO Veternik shpk”, ndërsa ka rinovuar licencën për “Energy Supply”.
Rënia e çmimit të naftës do ulë prodhimin rus dhe amerikan, probleme me furnizuesit që nuk janë pjesë e OPEC-ut
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë njoftoi se rënia e çmimit të naftës do të ulë prodhimin rus dhe amerikan gjatë vitit 2016. Kjo do të shkaktojë rënien më të rëndësishme të furnizuesve të naftës, që nuk janë pjesë e OPEC-ut. Një rënie 6-vjeçare e çmimeve të naftës do të shtyjë furnizuesit joanëtarë të OPEC-ut të ofrojnë më poshtë se 0,5 milionë fuçi në ditë duke ulur prodhimin e përgjithshëm deri në 57,7 milionë fuçi në ditë, bëri të ditur Agjencia e Energjisë në daljen e saj mujore.
Vaji i ullirit, jo më aq i lirë. Italia goditet nga sëmundjet, Spanja nga thatësira
U bënë më shumë se dy vjet tashmë që lajmet për vajin e ullirit janë bërë shqetësuese. National Geographic shkruan së fundmi se çmimi i tij pritet të rritet për shkak të sëmundjeve që kanë goditur rajonet e kultivimit në Itali dhe në Spanjë. Në fillim të këtij viti, Pulia, rajoni kryesor i mbjelljes së ullirit në Itali ishte lajm kryesor pikërisht për këtë gjë. Dy janë faktorët: Bactrocera oleae, një insekt që lëshon vezët në pemën e ullirit e mandej sjell dëmtimin e furtit.