Kina fiton tregun e prodhimit të aluminit me SHBA. Nga 24% në vitin 2005, arrin në 55% të prodhimit global këtë vit
Kriza e zgjatur financiare dhe ekonomike nuk ka lajme të mirë për askënd. Ndërkohë që flitet për rrezikun që sjell rënia e ritmit të rritjes së Kinës, si motorri i zhvillimit aktual të ekonomisë globale, problemet nuk mungojnë as në SHBA. “Bloomberg” raporton se një nga kompanitë kryesore në përpunimin e aluminit, “Alcoa Inc.”, prej 127 vitesh në krye të listës në këtë fushë, po pëson goditjes serioze. Rënia e çmimeve për të gjashtin vit radhazi ka çuar në uljen e kapacitetit prodhues brenda vendit me 1/3-ën dhe nëse kjo vazhdon, parashikohet që impiantet e shkrirjes në SHBA të mbyllen të gjiitha vitin tjetër. Kompania vendosi të eliminojë kapacitetin e shkrirjes në një sasi që shkon sa 31% e kapacitet në SHBA. Por ironia është se kjo në rang global nuk përfaqëson më shumë se 1%. Kërkesa është orientuar drejt Rusisë dhe Kinës, aty ku edhe çmimet janë më të lira. Vetëm këtë viti çmimet ranë me 27% dhe ekspertët e cituar nga “Bloomberg” parashikojnë rënien e plotë të kësaj industrie në SHBA. Tregu vendos për gjithçka. Një shembull: Jay Armstrong, president i “Trialco Inc.” në Illinois, që e përdor aluminin për prodhime të ndryshme, tani ble 80% të lëndës së parë që e kthen në rrota makinash, jashtë vendit. Thënë ndryshe, SHBA po del jashtë loje në këtë fushë, duke u kthyer në një blerës apo porositës. Kina ka marrë stafetën dhe ka shumë arsye për këtë: konkurueshmëri në çmim, krahu i punës etj.. Këtë vit parashikohet që ky vend të kapë 55% të prodhimit botëror të aluminit nga vetëm 24% që ishte në vitin 2005. Një progres i jashtëzakonshëm.
http://www.bloomberg.com/news/articles/2015-11-03/when-a-127-year-old-u-...
Add new comment