procesi
Frroku ofroi garanci pasurore, Gjykata e Lartë refuzoi lirinë e tij me kusht
Nuk do të ketë lirim me kusht për Mark Frrokun, megjithëse si ofroi garanci pasurore dhe kërkoi mundësinë për të qenë i pranishëm në procesin në Belgjikë. Gjykata e Lartë e ka refuzuar kërkesën e e tij. Deputeti, tashmë në qeli, Avokati i Frrokut, Saimir Vishaj tha për mediat se do të padisë në Strasburg shtetin shqiptar për shkelje procedurale. Frroku është kërkuar nga gjykata belge që të paraqitet në seancën e 19 tetorit. “Do t’i drejtohemi Gjykatës së Stasburgut për të paraqitur këtë vendim dhe nuk i fshihemi drejtësisë belge.