Frroku ofroi garanci pasurore, Gjykata e Lartë refuzoi lirinë e tij me kusht
Nuk do të ketë lirim me kusht për Mark Frrokun, megjithëse si ofroi garanci pasurore dhe kërkoi mundësinë për të qenë i pranishëm në procesin në Belgjikë. Gjykata e Lartë e ka refuzuar kërkesën e e tij. Deputeti, tashmë në qeli, Avokati i Frrokut, Saimir Vishaj tha për mediat se do të padisë në Strasburg shtetin shqiptar për shkelje procedurale. Frroku është kërkuar nga gjykata belge që të paraqitet në seancën e 19 tetorit. “Do t’i drejtohemi Gjykatës së Stasburgut për të paraqitur këtë vendim dhe nuk i fshihemi drejtësisë belge. Do të kryejmë të gjitha mjetet tona ankimuese për të qenë të pranishëm më 19 tetor 2015 në gjykatë. Po shkelet Konventa Europiane”, tha Vishaj.
Add new comment