proamerikan
Paradoksi i proamerikanizmit të Edi Ramës
Përplasja e ambasadës amerikane me opozitën ka projektuar sërish dy palë në një konflikt qesharak ku paradoksalisht e majta shfaqet proamerikane dhe e djathta “armike” e saj. Deklaratat e Sali Berishës për shndërrimin e ambasadorit amerikan në interpret të Edi Ramës dhe komentet e Lulzim Bashës se Donald Lu nuk mund t’i tregojë detyrat opozitës kanë çuar ujë në konformizmin e kryeministrit për të vazhduar me rolin e proamerikanit.
“Të besosh proamerikanët, pasardhës të ish-byroistëve, njësoj si të besosh Sabattai Zevin duke kënduar sure islame në xhami”
Mal Berisha, ish-ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ish-funksionar i lartë në Ministrinë e Jashtme, shkruan sot në gazetën “Panorama” një opinion mbi ndarjen pro dhe antiamerikane, që artificialisht është rifutur në politikën shqiptare së fundmi. Berisha i përmbahet një lloj ndarjeje klasore në këtë drejtim, duke nënvizuar se aktet politike të para ’90-ës nuk mund të zhbëhen me hosanatë e pas ’90-ës. Dhe këtu lidhjet biologjike të një kaste të caktuar me ish-Byroistët antiamerikanë nuk ka sesi të mos mbahen parasysh.
“Bully pulpit” i ambasadorit Lu
Shprehjen “bully pulpit” e ka përdorur për herë të parë Presidenti Teodor Rusvelt, dhe në një përkthim të drejtpërdrejtë, do të thotë “podiumi i demit”. Por Rusvelti e përdorte në mënyrë figurative për Shtëpinë e Bardhë, si një podium nga i cili Presidenti mund të të ndikonte më shumë se kushdo tjetër me fjalët e tij. Ka një shekull që kjo shprehje përdoret në SHBA, sa herë që Presidenti mban një fjalim apo shpërndan një deklaratë për shtyp.