porti i sarandes
Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e portit të Sarandës
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron e Portit të Sarandës, duke hedhur poshtë rekursin e dy kompanive “Concord Investment” sh.p.k. e Artan Dulakut dhe “Kastrati Group” sh.a. e Shefqet Kastratit. Dy kompanitë në fjalë ankimuan vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit më 24 shkurt 2023, për vënien nën sekuestro të “Bazës Ndihmëse të Limionit, Sarandë”. Kjo e fundit është bazë e Forcave Detare, e cila është dhënë me koncesion dy kompanive.
Kastrati dhe Dulaku marrin për 35 vjet portin e Sarandës
Porti i Limionit në Sarandë i është dhënë me konçesion për 35 vite bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Kastrati" dhe "Edil Al”. Shpallja e fituesit është njoftuar këtë të hënë në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik. http://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=2a1bb040-03e0-448e-bd75-238a38ff1730 fq 307