Kastrati dhe Dulaku marrin për 35 vjet portin e Sarandës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/10/porti-i-jahteve-sarande-porti-i-limionit_2019_10_21_18.jpg?itok=yIXdDDCW)
Porti i Limionit në Sarandë i është dhënë me konçesion për 35 vite bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Kastrati" dhe "Edil Al”. Shpallja e fituesit është njoftuar këtë të hënë në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik. http://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=2a1bb040-03e0-448e-bd75-238a38ff1730 fq 307
Një vit më parë qeveria kaloi këtë port me qira me të drejtë 20 vjet tek kompania Concord Investment , një procedurë që u kundërshtua fort nga operatorët e tregut të karburanteve ndaj të cilëve nisi të aplikohej një tarifë për të aksesuar portin ku bëhet furnizimi me karburante i jahteve.
Kompanitë që janë shpallur fituese për koncesionin e ri kanë nënvizuar se do të investojnë në këtë port turistik dhe shërbimi 1.3 miliardë lekë apo 10.5 milionë euro.
Add new comment