Polanski
Polonia refuzon përfundimisht ekstradimin e Polanskit në SHBA
Të martën, Gjykata Supreme e Polonisë la në fuqi një vendim të mëparshëm që ndalonte ekstradimin e regjisorit Roman Polanski në SHBA, duke i dhënë fund çështjes së shum-diskutuar të vitit 1977 për marrëdhënie seksuale me një të mitur. Vendimi i Gjykatë Supreme ishte një humbje për Prokurorin e Përgjithshëm dhe Ministrin e Drejtësisë, Zbignieë Zlobro, i cili donte t’u dorëzonte Polanskin autoriteteve amerikane. "Ne jemi shumë të lumtur që çështja u mbyll më në fund", tha njëri nga avokatët e Polanskit.