Polonia refuzon përfundimisht ekstradimin e Polanskit në SHBA
Të martën, Gjykata Supreme e Polonisë la në fuqi një vendim të mëparshëm që ndalonte ekstradimin e regjisorit Roman Polanski në SHBA, duke i dhënë fund çështjes së shum-diskutuar të vitit 1977 për marrëdhënie seksuale me një të mitur. Vendimi i Gjykatë Supreme ishte një humbje për Prokurorin e Përgjithshëm dhe Ministrin e Drejtësisë, Zbignieë Zlobro, i cili donte t’u dorëzonte Polanskin autoriteteve amerikane. "Ne jemi shumë të lumtur që çështja u mbyll më në fund", tha njëri nga avokatët e Polanskit.
SHBA kishte kërkuar ekstradimin e Polanskit nga Polonia, pas një interviste të këtij të fundit në 2014 në Varshavë . Megjithatë, një gjykatë polake e qarkut të Krakovës refuzoi kërkesën.Rasti i 83 vjeçarit Polanski, fitues i çmimit Oskar, vazhdon të ndajë në dy pjesë opinionin publik edhe pas gati katër dekadash. Regjisori u akuzua në vitin 1977 për marrëdhënie me 13-vjeçare dhe fillimisht u deklarua i pafajshëm, por më vonë u dënua nga autoritetet me 42 ditë
Në vitin 2009, Polanski u arrestua në Zyrih pas një urdhëri nga SHBA dhe u vendos në arrest shtëpie. Ai u lirua në vitin 2010, pasi autoritetet zvicerane vendosi të mos e ekstradonin. Vetë viktima Samantha Gelmer është shprehur se Polanski e ka marrë dënimin që meritonte.
Add new comment