Pirro Dhima
Sa të paditur kemi qenë për politikën e madhe të Edit!
Le të supozojmë diçka të tillë që është brenda fushës të së mundshmes: Beleri dhe Pirro Dhima, të dy kandidatë të Demokracisë së Re, hyjnë në Parlamentin Europian.
Çfarë pasojash ka kjo? Së pari, ne kuptojmë se Athina zyrtare, të paktën qeveria e tanishme, po formulon një politikë të re për minoritetin etnik grek në Shqipëri, përfaqësues të të cilit po dalin dy himarjotë. Dhe që këtu, ne mund të supozojmë se do të kemi në PE edhe një politikë për minoritetin etnik grek të Himarës, me zëdhënës dy njerëz që kanë origjinë që aty.
"Për vete dhe jo për Greqinë", nga idhull olimpik në patriot i shtirur
Shprehja që e bëri të njohur dhe shoqëroi rrugëtimin e tij si rekordmen i botës dhe kampion Olimpik ishte se çdo peshë e ngritur kishte një motiv "Për Greqinë". Pirro Dhima, djali nga Himara që i dha Greqisë 3 medalje të arta olmipike dhe shumë medalje të tjera 12 vjet pas Olimpiadës së fundit që u mbajt në Athinë në 2004 akuzohet piblikisht se patriotizmin e shiti në emër të famës dhe përfitimeve personale.