Peter
Danke Peter! Nuk do jetë protesta e fundit
Ndonëse nën presionin e drejtëpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara opozita mbajti protestën e 8 kombëtare para kryeministrisë ku sërish dominuan flamujt e PD dhe ata të Gjermanisë.
Në protestë nuk munguan parrullat falenderuese për gazetarin e Bild, Peter Tiede, i cili nxori përgjimet e Dakos me Avdylajt. Vetë Basha theksoi mbështetjen që opozita ka nga Berlini për largimin e Edi Ramës.