pergjegjesia

“Mund të ndodhte kudo...”, një frazë që i bashkon këta të dy

Postuar në 17 Tetor, 2016 21:52

Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë ka qenë sot i ftuar në emisionin “Top-Story” ku ka folur për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës. Ja çfarë thotë Veliaj:

Mund të ndodhte kudo...Ajo që ka ndodhur është e dhimbshme...Kompania që u paraqit, nëse provohet, nëse është e vërtetë, që e kanë shkelur Kodin e Punës le të përgjigjen para drejtësisë. Ky shtet ka inspektorë për çdo gjë, ka Inspektoriat të punës, inspektorët e rregullave të punës të vepronin” u shpreh Veliaj.

Aeroporti i Gjirokastrës, një shaka e kripur para fushatës elektorale*

Postuar në 23 Gusht, 2016 14:57

Diku aty në të djathtë të rrugës Gjirokastër-Lunxhëri, sa kalon urën e lumit Drino, shtrihet një fushë mbuluar me bar, rrethuar me tela me gjemba, me një portë hekuri, me një ngrehinë që është quajtur stacioni meteorologjik dhe një numër blloqesh betoni të vendosur jo shumë larg njëri-tjetrit. Ne lunxhotët, që venim e vinim nga fshati në Gjirokastër, i thoshim “Fusha e aeroplanëve”, megjithëse në të nuk kishim pasur rastin të shinim ndonjë të tillë.

Shteti që vret dhe parajsa e të çmendurve

Postuar në 18 Gusht, 2016 19:23

Gushti i këtij viti do mbahet mend për kanibalizmin e pashoq ndaj 12 vjeçarit Andrea Zani në Palasë, koka e të cilit u shëtit në fshat për më shumë se 2 orë nga xhaxhai i tij, i sëmurë mendor. Është nga ato ngjarje që të lë pa fjalë dhe që ngre pikëpyetje shumë serioze lidhur me aftësitë tona humane për të bashkëjetuar me garancitë që të jep një shtet si ky i yni.

Njësoj si për grabitjen në Rinas edhe për turistin e vrarë në Himarë, Policia: “Përgjegjësia e Bashkisë”

Postuar në 03 Gusht, 2016 18:59

Vdekja e një turisit rus sot në Himarë ka nxjerrë në dritë një problem për të cilin asnjëherë nuk janë marrë masa: siguria në plazhe. E cila përfshin edhe vijat kufizuese për lëvizjen e mjeteve motorrike në ujë, të cilat sa herë që ndalohen, ndalohen nga policia. Por kjo e fundit ka këtë shpjegim për atë që ndodhi sot:

"Hate Speech” nuk është aspak “Free Speech”

Postuar në 04 Korrik, 2016 10:42

“Gjuha e urrejtjes” është një dukuri publike në Shqipëri e në Ballkan. Ajo sundon shtypin, median, multimedian, botimet, madje edhe një pjesë të letërsisë dhe arteve. “Hate speech” ka një fuqi të palimit “in media res” për arsye historike- kulturore dhe politike-civile. Kushtetuta e Shqipërisë, megjithëse nuk e ka të mirëpërcaktuar termin “hate speech”, përfshin brenda principeve të saj themelore nevojën për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë e tij, bashkëjetesën fetare dhe respektin për minoritetet.

2 prill 1991 - 21 janar 2011

Postuar në 27 Janar, 2016 04:53

Janari i pestë kaloi. Një pjesë e mediave e pasqyroi gjerësisht, një pjesë tjetër dhe katër kryetarë shoqatash të tyre, u morën me “mbrojtjen e gazetarit” mistrec që ngacmoi “Tri motrat” e Hervin Çulit. Iku pra dhe ky 21 janar për t’ia lënë vendin halleve të tjera të përditshme. Reforma në drejtësi, ekonomia, Shengeni, të gjitha të rrezikuara. Të gjitha në buzë të greminës. (“Po. Na falni se harruam. Është edhe Teatri Kombëtar në rrezik të madh!”) Por le të kthehemi tek një shkrim, ndoshta më i guximshmi dhe më seriozi që u botua këtë pesë vjetor lidhur me atë ngjarje të tmerrshme.  

Përgjegjësi penale për punonjës të bankave që mbulojnë bilancet jozyrtare të bizneseve

Postuar në 24 Shtator, 2015 13:03

Aktorë të informalitetit dhe të evazionit janë në mënyrë të tërthortë edhe bankat, të cilat nuk raportojnë rastet e bizneseve me bilance të dyfishta. Për këtë arsye Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP) u ka nisur një shkresë të gjitha bankave tregtare në vend, ku bën me dije penalitetet që pasojnë nëse nuk raportohet ky fakt.

Pranohet dështimi, por jo përgjegjësia. Rasti “Fullani” dhe rasti “Beqja-Cani”

Postuar në 05 Gusht, 2015 15:33

Para disa ditësh kryeministri njoftoi publikisht se nuk do të ketë ndryshime në qeveri. Një qëndrim që pasoi një muaj thashethemesh dhe aludimesh se koha për të rifreskuar kabinetin kishte ardhur. Si duhet konsideruar ky vendim? Ndryshimet në qeveri për Edi Ramën, në planin formal nuk kanë kosto. Ministrat që ai drejton nuk janë deputetë dhe në çdo rast, nxjerrja e tyre nga drejtimi administrativ, nuk konvertohet në ndonjë rrezik vote në Parlament. Jemi në vitin e tretë të qeverisjes dhe është e logjikshme që të mendohet për të korrigjuar diçka. Mirëpo kryeministri mendon të kundërtën.

Pages

Subscribe to RSS - pergjegjesia