Përgjegjësi penale për punonjës të bankave që mbulojnë bilancet jozyrtare të bizneseve
Aktorë të informalitetit dhe të evazionit janë në mënyrë të tërthortë edhe bankat, të cilat nuk raportojnë rastet e bizneseve me bilance të dyfishta. Për këtë arsye Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP) u ka nisur një shkresë të gjitha bankave tregtare në vend, ku bën me dije penalitetet që pasojnë nëse nuk raportohet ky fakt. “Megjithëse dihet, gjejmë rastin të ritheksojmë se sipas nenit 12 të ligjit nr.9917, datë 19.05.2008, bankat kanë detyrim të raportojnë në DPPP jo vetëm rastet që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale, financimin e terrorizmit, por edhe rastet, kur dyshohet, apo dihet se po kryhet, është kryer apo tentohet të kryhet vendosja/injektimi i fondeve që rrjedhin nga veprimtari kriminale, ndër të cilat janë edhe falsifikimet dhe krimet fiskale, çka esencialisht do të thotë se në asnjë rrethanë banka nuk mund të pranojë të dhëna financiare, të ndryshme nga ato zyrtare, pasi:
-qartazi shkel ligjin .9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndyshuar, duke u bërë palë me skemën mashtruese dhe duke cenuar rëndë detyrimet që rrjedhin nga ky ligj.
-persona të veçantë në bankë mund të konsumojnë veprën penale të parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale ”, duke pranuar me dijeni fshehjen, mbulimin e origjinës së paligjshme të të ardhurave, burimit të tyre etj; investimin në veprimtari financiare të fondeve publike të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (së paku që burojnë nga fshehja e të ardhurave, neni 180 i Kodit Penal)”, thuhet në letër. Thënë ndryshe mbulimi i këtij fakti çon në akuzë penale punonjëisn e bankës që përgjigjet direkt. Këtij raportimi të revistës “Monitor” imduhet shtuar edhe fakti se bizneset në Shqipëri operojnë thuajse të gjitha me dy bilance, duke shmanhur kështu një pjesë të detyrimeve. Ka madje inspektorë tatimesh, drejtorë të DPTT-së, që janë të përfshirë në këtë skemë, siç u pranua nga ministri Cani, para disa kohësh.
Add new comment