paternalizmi
Divorci i shëndetshëm i Kosovës me paternalizmin e rremë të Tiranës
Nëse ka një vlerë të rëndësishme, qoftë edhe në kuptimin e pasojës, kriza e tanishme në Kosovë, kjo është ristabilizimi në pozita të tjera i marrëdhënieve dhe perceptimit të Shqipërisë në të dhe me të.
Kjo duket sa nga qëndrimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që nuk po përfillet në këtë situatë, aq edhe nga reagimet e mediave pranë tij.
Për raporte mbi bazë realizmi mes Shqipërisë dhe Kosovës*
Kosova është shtet i qytetarëve të saj, me shumicë shqiptarë. Në pamundësi që Shqipëria, për shkaqe historike, të bëhet shtet i shqiptarëve, shqiptarët e Kosovës e kanë ndërtuar shtetin e vet.
Leksioni kosovar për Edi Ramën
Përballja e fundit mes aktorëve politikë e mediatikë të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, na mëson diçka më shumë, ose bën të njohur mënyrën sesi ky i fundit kalon nga transparenca e gabimeve të tij.
Në fillim foli Berat Buzhala dhe ai u publikua në mediat e ndryshme të Shqipërisë. Buzhala hodhi në fakt një status në Facebook, pra jo një shkrim, por sërish ai u mor si qëndrim publik. Nga Tirana nuk pati ndonjë reagim; heshtje si konveniencë apo ndoshta pse kryeministri ishte në kulmin e suksesit në Beograd.
“Veto” kosovare ndaj dublimit diplomatik të Edi Ramës për raportet me Beogradin. Nuk përtypet mirë edhe citimi prej tij i Ivo Andriç
Lëvizjet e kryeministrit shqiptar për të imponuar një rol të vetin në raportte shqiptar- serbe si të tilla, nuk ka kaluar pa vërejtje në Kosovë. Është folur shpesh se Tirana zyrtare duhet të heqë dorë nga paternalizmi në marrëdhëniet e Kosoëvës me Beogradin, por duket se përgjithësimi i njëë axhende diplomatike shqiptar-serbe, e lë Kosovë në periferi. Edi Rama foli edhe për Trepçen, por duket se ai është një problem të cilin as Vuçiç, e as dikush në Kosovë, nuk kanë dashur ta ndajnë me Tiranën.