“Veto” kosovare ndaj dublimit diplomatik të Edi Ramës për raportet me Beogradin. Nuk përtypet mirë edhe citimi prej tij i Ivo Andriç
Lëvizjet e kryeministrit shqiptar për të imponuar një rol të vetin në raportte shqiptar- serbe si të tilla, nuk ka kaluar pa vërejtje në Kosovë. Është folur shpesh se Tirana zyrtare duhet të heqë dorë nga paternalizmi në marrëdhëniet e Kosoëvës me Beogradin, por duket se përgjithësimi i njëë axhende diplomatike shqiptar-serbe, e lë Kosovë në periferi. Edi Rama foli edhe për Trepçen, por duket se ai është një problem të cilin as Vuçiç, e as dikush në Kosovë, nuk kanë dashur ta ndajnë me Tiranën.
Cili është atëherë qëllimi i Edi Ramës? Përtej idesë së paqëtimit dhe një ere të re në Ballkan, asgjë tjetër nuk duket pos imazhit të mirë. Por këtu krijohet edhe ai paradoksi mes pretendimit për përfaqësim dhe fuqisë që mungon për ta mbështetur atë. Konkretisht, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar në një intervistë për televizionin “Art” në Maqedoni, se Shqipëria nuk ka ndonjë rol të qenësishëm në raportet Kosovë – Serbi, veçse nëse synon të cenojë konfirmimin e shtetësisë kosovare.
“Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, vetëm Kosova është aktor politik dhe Shqipëria besoj historikisht e ka të qartë këtë proces dhe besoj që edhe në të ardhmen do ta kenë të qartë. Kosova është shtet i pavarur sikurse çdo shtet tjetër në rajon ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global sikurse SHBA-ja apo BE-ja, prandaj ne në raport mes Kosovës dhe Serbisë natyrisht që kërkojmë mbështetje amerikane, dhe natyrisht që kërkojmë mbështetje evropiane meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Ndërsa çdo bashkëpunim që mund ta ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë” ka deklaruar Hoxhaj(http://tvart.mk/ekskluzive-ministri-i-jashtem-i-kosoves-per-tv-art/).
Ky është një mesazh që Tirana zyratre duhet ta mbajë shënim, pasi politika e jashtme dhe stabiliteti rajonal nuk janë çështje tekash dhe marketingu. Po kështu, nuk ka kaluar pa rënë në sy edhe referimi që Edi Rama i bëri në fjalën e vet, disa thënieve të shkrimtarit serb, Ivo Andriç, i njohur mirë edhe për elaborate kundër shqiptarëve. Është njëra gjë të synosh të “tejkalosh” komplekset dhe tabutë, e tjetër të shkelësh në hapësirën e një diplomacie publike prej snobi.
“Do ta citoj Andriqin i cili ka thënë se ndërmjet frikës e shpresës gjithmonë gjendet një hapësirë dhe shumëkush jetën e kalon në atë hapësirë të errët duke pritur atje ku kurrë asgjë nuk ndodh. Besoj se ndërmarrësit ndërmjet frikës e shpresës, gjithmonë zgjedhin shpresën, sepse në të kundërtën do të bankrotonin, ndërsa politikanë zgjedhin frikën, sepse nuk janë në rrezik që të bankrotojnë”, citon “B92” të ketë thënë Edi Rama.
Ivo Andriq, i njohur me elaboratet e tij kundër shqiptarëve, ka qenë diplomat dhe letrar serb e jugosllav i cili në vitin 1961 ka marrë Çmimin Nobel për Letërsi”, raporton “Koha Ditore” Edi Ramën në forumin e biznesit në Nish.
Edhe si shkrimtar siç po do të prezantohet kryeministri shqiptar, amnistia morale ndaj Andriç nuk para shkon shumë përpara një qeverie dhe një populli që për sa dimë e për sa kemi përvojë historike ka borxhe të reja ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj etikës së humanizmit.
Comments
Edvin Rama, mjaft me fryrje pompoze!
Deklaratat e Edvin Rames ne Beograd jane thjesht aksione ne bursen e pseudopatriotizmit shqiptar dhe nje investim i mjere per fushaten elektorale te vitit 2017 ne Shqiperi.
Une jam shqiptar dhe si i tille padyshim qe kam deshire qe nje dite ta shikoj Shqiperine dhe Kosoven te bashkuar ne nje shtet. Ka shume qe e deshirojne nje gje te tille. Por a mund te behet realitet kjo deshire ketu dhe tashti? Te mos harrojme se ka shume shqiptare ne Shqiperi dhe ne Kosove qe jane indiferente ndaj idese se bashkimit dhe ndoshta ka edhe me shume qe jane kunder bashkimit. Sa kohe Kosova eshte shtet i pavarur, paternalizmi i politikes shqiptare jo vetem eshte i padobishem dhe i padeshirueshem, por mund te sjelle edhe dëme te pallogaritshme. Ministri i Jashtëm Kosovar eshte shprehur fare qarte per panevojen e nderhyrjeve kalorsiako-palladine te Edvin Rames. Edvin Rama nuk mund te fitoje kredi elektorale ne Tirane duke pjerdhur patriotizem fallco ne Beograd.
PS. Qe ndonje komentues ketu te mos me quaje agjent te serbit dhe te Saliut, po brohoras: "Poshte Salli Berisha dhe te gjithe agjentet serbe"
Albania & Kosovo
Agjentet serbe e kane mjaft te lehte qe te percajne popujt ne Shqiperi e Kosove. Mjafton qe njerezve ne Shqiperi tu thuash se ne rast bashkimi, Partia Socialiste do ta humbase pushtetin! Keshtu ne Shqiperi do krijohet nje ndjenje antikosovare dhe cdo referendum i mundshem per unifikimim do te deshtoje keq ne Shqiperi.
Add new comment