Partia Turke
Rivotimi në Gostivar përmbys fitoren e Gruevskit
Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të pranojë kërkesën e Lëvizjes "Besa" për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Gostivar, zonë e banuar në shumicë nga elementi shqiptar. Ky zhvillim i hap rrugë një skenari të ri krize pasi mund të barazojë mandatet në 50 me 50 mes dy koalicioneve, duke çuar sërish vendin në zgjedhje. Aktualisht koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE e Gruevskit ka siguruar 51 mandate ndërsa opozita e bashkuar e udhëhequr nga LSDM e Zoran Zaev ka 49 mandate.