parku
Në përballjen për ndërtimin te Parku i Liqenit në Tiranë, përfshihet edhe Presidenti
Në përballjen për ndërtimin te Parku i Liqenit në Tiranë, “ka hyrë” në lojë edhe Presidenti i vendit, Bujar Nishani. Zyra për shtyp e Presidencës, njofton se Nishani ka pritur në një takim në zyrën e vet, një përfaqësi të qytetarëve “të angazhuar në mënyrë aktive në denoncimin dhe kundërshtimin e ndërtimit tek parku i Liqenit të Tiranës si dhe të procedurave që po ndiqen në brendësi të hapësirës së gjelbër të këtij parku”.
Mungojnë firmat e lsi-stëve...në projektet e Veliajt
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i kthyer prej kohësh majtas, vendosi rrëzimin e kërkesave për referendum për parkimin nëntokësor te Parku "Rinia" dhe ndërtimet te Parku i Liqenit. Argumenti teknik ishte se nuk mund të mbahet referendum ndaj një akti të marrë nga një institucion, artificë kjo e paimagjinueshme, sa kohë që referendumi është një e drejtë për të kundërshtuar paudhësi të institucioneve private shqiptare.
Çfarë po ndërtohet te Parku i Liqenit të Tiranës?
Erjon Veliaj vjen sërish në qendër të vëmendjes. Kësaj radhe për një ndërhyrje në hapësirën brenda Parkut të Tiranës, i cili fatmirësisht ka mbetur i paprekur nga furia e betonizimit. Rasti denoncohet nga Albanian Platform for Policy Advocacy, e cila poston edhe fotot përkatëse ku duket një rrethim. “As Rama dhe as Basha nuk guxuan që të ndërhyjnë me ndërtime brenda perimetrit të Parkut të Liqenit. Rama në kohën e tij e rrethoi të gjithë Liqenin me një mur të lartë betoni, për të frenuar ndërtimet.
Materplani i ri i Parkut të Liqenit/5 ha më shumë sipërfaqe e gjelbër dhe një park lodrash për fëmijët
Është prezantuar sot masterplani për Parkun e Liqenit të Tiranës. Zv.kryeministri Niko Peleshi ka deklaruar se me ndërhyrjen që do të bëhet parku do të jetë ndër më të bukurit në rajon. Parashikohen ndërtimi i fushave sportive, punime rehabilituese dhe siç tha Peleshi edhe shtim me 5 ha i sipërfaqes së gjelbër. Në fjalën e tij edhe kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka dhënë disa hollësi të projetkit: “Sot iu janë shtuar 5.5 hektarë nga ish – Garda Republikës.
Parku “Rinia” rikthehet në administrimin e Bashkisë së Tiranës
Qeveria shqiptare ka vendosur t’i kthejë Bashkisë së Tiranës “Parkun Rinia”. Me një vendim të datës 30 shtator, qeveria ka shfuqizuar një vendim të vitit 2009, që ia kalonte mjedisin në fjalë Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 121, pika 1, e 124, pika 1, të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1.