Në përballjen për ndërtimin te Parku i Liqenit në Tiranë, përfshihet edhe Presidenti

Postuar në 12 Prill, 2016 16:04

Në përballjen për ndërtimin te Parku i Liqenit në Tiranë, “ka hyrë” në lojë edhe Presidenti i vendit, Bujar Nishani. Zyra për shtyp e Presidencës, njofton se Nishani ka pritur në një takim në zyrën e vet, një përfaqësi të qytetarëve “të angazhuar në mënyrë aktive në denoncimin dhe kundërshtimin e ndërtimit tek parku i Liqenit të Tiranës si dhe të procedurave që po ndiqen në brendësi të hapësirës së gjelbër të këtij parku”.

Presidenti ka marrë qëndrim të hapur kundër ndërtimit kur ka vlerësuar se “kjo kauzë dhe të gjithë elementët që kanë dalë prej saj duhet të sensibilizojnë e motivojnë të gjithë aktorët e shoqërisë; politikbërës dhe qytetarë, pa dallime”. Madje Presidenti u ka kërkuar qytetarëve, të cilët e ftuan në protestën e tyre, që të “vijojnë dhe shprehin lirshëm mendimin e tyre në mbrojtje të çështjeve të mjedisit, por edhe për ligjshmërinë e të gjithë procesit të ndjekur për projektin ndërtimor në brendësi të parkut të Liqenit në Tiranë”. Një veprim që i shtohet kallëzimit penal për projektin në fjalë.

 

Comments

Submitted by Post blloku (not verified) on

Mos ka ardhur koha qe ky model presidenti qe kemi (tani pa mustaqe), te konsiderohet NDERTIM PA LEJE ?

Submitted by Albi_I (not verified) on

Pse, konkretisht ku gaboj ketu presidenti? Se takoi nje grup qytetaresh qe luftojne per nje kauze publike?!!!

Ajo cka eshte e paimagjinueshme nga ana tjeter eshte pergjigjia qe nje kryetar bashkie, qofte ky edhe i kryeqytetit, i jep Presidentit. Kjo po qe eshte komplet jashte cdo imagjinate ne nje bote demokratike.

Submitted by Populli (not verified) on

Me kete veprim te sotem, presidenti qe nuk ka musteqe, Nishani, tregoi se eshte ushtar sulmi i gjeneral Sali Berisha.
Per kete veprim, qe eshte dhjete dite mbas pistoletes se Stazimirit, pikerisht per kete kend lojrash, tregon qe ne nuk kemi president te te gjithe popullit, por thjesht nje ushtar pararoje te Sali Berishes.
Mendoj qe parlamenti, te filloje urgjent PROCEDUREN e SHKARKIMIT te Presidentit.
Ka tejkaluar c'do norme morali asnjanesie.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.