pallotta della torre
Homoseksualiteti dhe Vdekja, të vetmet domene absolute të Zotit
Marguerite Duras hyn tek ata shkrimtarë që kur i lexon njeh Femrën. Jo në stilin e të shkruarit, por në atë që thotë, në pasionin e qetë të ndarjes së përvojës së vet me seksin, Mashkullin. Të cilat i letrarizon jo vetëm në tekste librash, disa prej të cilave tashmë të famshëm, por edhe si rrëfime të atypëratyshme, si të vërteta që tingëllojnë histori të një jete të Përjetuar, përveçse të jetuar.