pajisja pergjuese
Përgjojnë gjithë Shqipërinë, por nuk zbulojnë dot se kush përgjoi ministrin e Brendshëm në zyrë!
"AbcNews" raporton se prokuoria e Tiranës ka pezulluar hetimet për pajisjen e përgjimit që gjet në paradhomën e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.
PD-ja zyrtarizon kërkesën për hetim parlamentar për pajisjen përgjuese(kërkesa)
Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për nisje të hetimit parlamentar për pajisjen e përgjimit. Lajmi është bërë publik nga deputeti Flamur Noka, që është edhe zv.kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë. “Partia Demokratike dorëzon sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor në lidhje me krimin shtetëror të përgjimit të paligjshëm.
Lirohet zyrtari me trëndafil i akuzuar për përgjimet me "IMSI Cathcer"
Pas rikthimit në detyrë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki çako, Gjykata e Apelit ka liruar dy punonjësit e Policisë, Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj të akuzuar se kanë përdorur në mënyrë të paligjshme pajisjen përgjuese ‘IMSI Cathcer’. Gjykata vendosi sot të shfuqizojë masën e arrestit në shtëpi, duke u dhënë mundësi atyre që të kthehen në punë.
Pajisja përgjuese, prokuroria shtrin hetimet edhe në burgje
Prokuroria e Tiranës dyshon se pajisja përgjuese për të cilën akuzohet drejtori i Policisë, Haki Çako dhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, mund të jetë përdorur edhe në burgje. “AbcNews” referon sot burime nga organi i akuzës, sipas të cilave “me urdhër të prokurorëve të çështjes, hetuesit kanë sekuestruar librat e hyrje-daljeve në disa paraburgime dhe burgje në Shqipëri”.
Pajisja e Përgjimit, pezullohet Haki Çako, arrest shtëpie për dy zyrtarë të policisë, nën hetim edhe ministri
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka pezulluar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për Drejtorin e Forcave Operacionale të Policisë, Artion Duka dhe specialistin Entiol Xhelilaj pas dyshimeve se kanë administruar në kundërshtim me ligjin pajisjen specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi.
Ambasadori italian i shqetësuar në zyrën e Llallës, merr garanci që policia italiane nuk do të hetohet për pajisjen përgjuese
Prokuroria njoftoi sot për një takim të kryeprokurorit Adriatik Llalla me ambasadorin italian në Tiranë, Alberto Cutillo. Arsyeja që diplomati italian ishte në zyrën e Llallës lidhet me hetimin që po kryen Prokuroria për pajisjen e Interforcës italiane që dyshohet se është përdorur për qëllime përgjimi nga policia shqiptare.
Ambasadori italian - PD-së: Për pajisjen përgjuese, kemi përcjellë informacione në Prokurori. Reforma në drejtësi, e rëndësishme të miratohet shpejt...”
Ambasadori Italian në Tiranë, Alberto Cutillo, ka folur sot në një intervistë për “Vizion Plus”, në të cilën është komentuar edhe çështja e “Pajisjes përgjuese”. Cutillo thotë se përgjigjen për këtë do ta japë Prokuroria shqiptare, me të cilën siç tha ai “kemi bashkëpunim të shkëlqyer”. “Di që ky argument ka qenë në qendër të vëmendjes se mediave dhe të debatit politik. Duke qenë se ka një hetim që po kryhet nga autoritetet shqiptare, ju e kuptoni se nuk mund të them shumë. Mund të them vetëm se bashkëpunimi ynë me Prokurorinë është i shkëlqyer.
Pajisja përgjuese, ambasadori italian, Cutillio, takim me Presidentin Nishani
Pas letrës së zyrtarit të lartë të policisë italiane ku kofnirmohet prezenca e pasisjes përgjuese në Shqipëri, ambasadori italan, Alberto Cutilio u takua sot me presidentin Nishani. Takimi është zhvilluar sot para dite në presidencë dhe mësohet të jetë diskutuar për procedurat ligjore përmes të cilave ka mbërritur në teritorin shqiptar kjo paisje.