Ambasadori italian - PD-së: Për pajisjen përgjuese, kemi përcjellë informacione në Prokurori. Reforma në drejtësi, e rëndësishme të miratohet shpejt...”

Postuar në 26 Maj, 2016 16:58

Ambasadori Italian në Tiranë, Alberto Cutillo, ka folur sot në një intervistë për “Vizion Plus”, në të cilën është komentuar edhe çështja e “Pajisjes përgjuese”. Cutillo thotë se përgjigjen për këtë do ta japë Prokuroria shqiptare, me të cilën siç tha ai “kemi bashkëpunim të shkëlqyer”. “Di që ky argument ka qenë në qendër të vëmendjes se mediave dhe të debatit politik. Duke qenë se ka një hetim që po kryhet nga autoritetet shqiptare, ju e kuptoni se nuk mund të them shumë. Mund të them vetëm se bashkëpunimi ynë me Prokurorinë është i shkëlqyer. Kemi dhënë informacione për të gjitha aspektet e përfshirjes italiane në këtë çështje. Kështu që unë kam besim se brenda një kohe shumë të shkurtër, prokuroria do të mbyllë hetimet, të paktën përsa i përket palës italiane”, tha Cutillo.

Duke përcjellë një mesazh për opozitën shqiptare, më konkretisht selinë e PD-së dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, që është aktualisht fakori frenues në miratimin e draftit të shumicës për reformën në drejtësi, Cutillo tha: “Ajo që duhet theksuar dhe që duhet ta dinë edhe qytetarët shqiptarë është se nëse kjo reformë është e rëndësishme, atëherë është e rëndësishme edhe që të realizohet shpejt. Vetëkuptohet që nëse kjo reformë bëhet tani, ka një shans për hapjen e negociatave që këtë vit. Nëse kjo reformë do të shtyhej pas zgjedhjeve, atëherë ky shans do të mbyllej dhe shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm që procesi I aderimit do të fillojë më vonë”.

Dy përgjigje për akuzat që vijnë nga opozita shqiptare, por për të parën do të duhet pritur përgjigja e Prokurorisë. 

 

http://vizionplus.al/ambasadori-italian-sqaron-pergjimin/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.