pagesa
Rregull mbi ligjin, nuk ka vërtetim të shlyerjes së detyrimeve tatimore, pa paguar detyrimet për makinën
Nuk kanë të sosur paudhësitë e shtetit shqiptar kur vjen puna për të goditur qytetarët. Praktikat arbitrare shtohen kësaj radhe një kushtëzim nga Drejtoria e Tatimeve, e cila nuk është e qartë se çfarë baze ligjore kanë.
Shpërthen skandali i ri, KLSH: miqtë e ministrave pagesa më të larta se Presidenti
“Agon Channel” mbyllet. OSHEE-ja i heq edhe dritat
“Agon Channel” është mbyllur. Televizioni që nisi me bujë dhe tërhoqi në gjirin e vet gazetarë të njohur,me rroga të mëdha e që ndërtoi një infrastrukturë të vetën, është vënë në kushte kapitullimi nga ndërhyrja e shtetit. Pak muaj pasi presidenti Francesco Beçheti u godit në planin financiar, sot është OSHEE-ja, ajo që i ka dhënë të shtyrën e fundit. Enti shtetëror që mban dritën ndezur për shqiptarët, ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për një telvizion, që përballej prej muajsh edhe me problemin e pagesës së rrogave.
Konçesioni në dogana/Disa biznese ankohen se po paguajnë dy herë
Skanimi në dogana po rezulton me probleme. Të paktën kështu raporton “Monitor” që referon ankesa të biznesit. “Bizneset kanë pohuar se po u kërkohet ta paguajnë tarifën dy herë. Njëherë paguhet cash në doganën hyrëse dhe pastaj del prapë nëë sistem për ta paguar së bashku me deklaratën doganore. Bizneset pohuan se, kjo po ndodh për shkak të mosrakordimit me praktikën e re të tarifës së skanimit ku të gjitha bizneset duhet të paguajnë 22 euro për importet mbi 1000 euro dhe 5 euro për çdo deklaratë doganore mbi këtë vlerë”, shkruan “Monitor”. Dhe me këtë rast kanë nisur spekullimet.
Ankesa e qytetarit/130 mijë lekë për një dokument në Bashkinë e Tiranës
Denoncimi i mëposhtëm është dërguar përmes postës elektronike nga qytetari T.L, i cili e sjell si përvojë vetiake. Po e përcjellim me shpresë se edhe Bashkia e Tiranës do të japë një sqarim: