Konçesioni në dogana/Disa biznese ankohen se po paguajnë dy herë
Skanimi në dogana po rezulton me probleme. Të paktën kështu raporton “Monitor” që referon ankesa të biznesit. “Bizneset kanë pohuar se po u kërkohet ta paguajnë tarifën dy herë. Njëherë paguhet cash në doganën hyrëse dhe pastaj del prapë nëë sistem për ta paguar së bashku me deklaratën doganore. Bizneset pohuan se, kjo po ndodh për shkak të mosrakordimit me praktikën e re të tarifës së skanimit ku të gjitha bizneset duhet të paguajnë 22 euro për importet mbi 1000 euro dhe 5 euro për çdo deklaratë doganore mbi këtë vlerë”, shkruan “Monitor”. Dhe me këtë rast kanë nisur spekullimet. Kështu nuk mmungojnë zëra që e shohin tarifimin e dyfishtë, si pasojë të korrupsionit. “Praktika e pagesave cash në sportele e institucioneve shtetërore që më pas nuk hidhen në sistem janë të njohura. Miliona euro janë raportuar fatura të pashënuara në sistem nga Posta Shqiptare për pagesat e energjisë duke detyruar një pjesë të klientëve të OSHE që kishin paguar nga sportelet e Postës të paguanin dy herë”, shkruan revista. Nuk është aspak çudi që të ndodhë edhe kështu, sidomos po të shohim se çfarë skandali përbën në vetvete kontrata konçesionare në fjalë.
Add new comment