Përmet
Shteti në kontratë biznesi me Balilajt, në lojë ministria e LSI-së
Banorët e fshatrave Piskovë e Grabovë në Përmet, mësuan vetëm pak javë më parë se tokat në zonën ku ata jetojnë i kanë marrë me qira njerëzit e të shumëkërkuarit Klement Balilit nga Delvina. Një kontratë qiradhënie për 90 hektarë tokë dhe afat 90-vjeçar është lidhur nga ministria e Bujqësisë në vitin 2016 me një kompani nga Delvina, sipas Top Channel.
Edi Rama në Përmet, sportiv dhe me veshje firmato: PD nuk nuk bëri asgjë për ju se jeni socialistë
Kryeministri Rama ishtë në Këlcyrë në kuadër të bashkëbisedimit me fermerët për fondin e garancisë nga ku banorët e zonave rurale mund të përfitojnë kreditim për projekte në bujqësi pa qenë nevoja e kolateralit. Sportiv dhe me veshje firmato. Si për kreditë ashtu dhe për cilësinë e prezantimit të kryeministrit del garant shteti. Nismë që vlen për t’u përshëndetur ndonëse është herët për të folur pa parë efektet që do të ketë në terren.
Çfarë opozite kërkon Grida Duma?
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e Përmetit mbi situatën ekonomike dhe sociale të tyre. Siç njofton Partia Demokratike,Duma u foli përmetarëve për një opozitë që qytetarët duhet t’i besojnë si e vetmja alternativë për të rikthyer shpresën për punë dhe një jetë dinjitoze për shqiptarët.
“S'kemi për të bërë ndonjëherë opozitë vetëm për opozitë por në fakt duhet bërë shumë më tepër që njerëzit të ndjejnë që zëri i tyre po ushtron presionin e duhur, ashtu siç duhet të ndodhë në një vend normal demokratik”, tha Duma.
Thellohet krisja PS-LSI, mazhoranca përçahet edhe në Përmet
Në Tiranë flitet për një paqe mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, por duket se në bazë nuk duket e njëjta gjë. Pas Shkodrës, Dibrës dhe Prrenjasit, edhe në Përmet shënohet një tjetër precedent për ndarje të votave të PS-së me LSI-në. Zgjedhja e sekretarit për Këshillin e Qarkut ka bashkuar votat e socialistëve me të demokratëve. Kandidati socialist, Veli Mehmeti ka fituar me 14 vota pro, dhe tetë kundër të LSI-së. Vetëm një javë më parë në Prrenjas, ka qenë LSI që ka bashkuar votat me PD-në për të bllokuar kandidaturën e PS-së për sekretarin e këshillit.