Organizata Boterore e Turizmit
Virusi gjunjëzoi turizmin, dëmi sa 11-fishi i krizës së recesionit
Sektori që pandemia ka dëmtuar më shumë është turizmi. Në rang global, dëmet arrijnë një shifër rekord. Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Tregtisë, gjatë vitit 2020, sektori i turizmit në nivel botëror humbi plot 1.3 trilion dollarë, për shkak të kufizimeve të udhëtimit që imponoi Covid-19.