njoftimet e paleve
Ndryshime në Kodin e Procedurës Civile për njoftimin e palëve dhe afatet
Kodi i ri i Procedurës Civile parashikon disa ndërhyrje që synojnë të rregullojnë problemin e madh të afateve në gjykim dhe të njoftimit të palëve. Kjo vlen sidomos për çështjet civile ku ka një praktikë të akumuluar padrejtësie që shkon nga zvarritja e procesit deri të mosnjoftimi i njërës palë, apo edhe caktimi I ekspertëve. “Shqiptarja.com” raporton se me ndryshimet e tanishme i zgjerohen kompetencat nëpunësit gjyqësor lidhur me njoftimin e palëve, masat që duhet të marrë ai që ky njoftim të kryhet.