Ndryshime në Kodin e Procedurës Civile për njoftimin e palëve dhe afatet

Postuar në 27 Dhjetor, 2016 09:00

Kodi i ri i Procedurës Civile parashikon disa ndërhyrje që synojnë të rregullojnë  problemin  e madh të afateve në gjykim dhe të njoftimit të palëve. Kjo vlen sidomos për çështjet civile ku ka një praktikë të akumuluar padrejtësie që shkon nga zvarritja e procesit deri të mosnjoftimi i njërës palë, apo edhe caktimi I ekspertëve. “Shqiptarja.com” raporton se me ndryshimet e tanishme i zgjerohen kompetencat nëpunësit gjyqësor lidhur me njoftimin e palëve, masat që duhet të marrë ai që ky njoftim të kryhet.

Projektligji parashikon që, në qoftë se personi i thirrur refuzon marrjen e njoftimit, nëpunësi gjyqësor ose punonjësi i shërbimit postar bën shënimin përkatës në aktin objekt njoftimi dhe, kur është e mundur, e vërteton edhe me nënshkrimin e një dëshmitari të pranishëm. Në këtë rast, njoftimi duhet konsideruar i përfunduar. Gjithashtu është përfshirë në këtë projektligj, për herë të parë koncepti i personit të autorizuar për marrjen e njoftimit në rastet kur palët nuk kanë mundësi të marrin njoftimin. Projektligji sjell risi sa i takon njoftimeve me mjete elektronike në rastet kur personat i kanë deklaruar më përpara ato në regjistrat publike. Projektligji rregullon dhe parashikon procedurën e përmirësuar për rastet e njoftimit publik, duke prezantuar jo vetëm procedura më të detajuara, por njëkohësisht duke prezantuar për herë të parë një portal elektronik kombëtar për këtë qëllim, në të cilën njoftimi mund të qëndrojë për jo më pak se 20 ditë

raporton gazeta.

Ky është një hap me të vërtetë pozitiv që i heq gjykatave një marzh të madh spekullimi që çon mandej në vendime të njëanshme. Po kështu KPC parashikon dispozita të tjera për paditë për dëme deri në 50 mijë lekë, duke i dhënë të drejtë Gjykatës së Apelit që të shqyrtojë çështje edhe pa trupë gjykuese, por vetëm me një gjyqtar.

Më poshtë disa prej ndryshimeve:

Neni 3

Në Kreun VI, Sekretaria Gjyqësore, neni 78 “Nëpunësi Gjyqësor” i shtohet paragrafi i dytë dhe i tretë me këtë përmbajtje: “Nëpunësi gjyqësor merr masa të arsyeshme për realizimin e kërkimeve të nevojshme në lidhje me adresën e palës së njoftuar, në regjistrat publike, pranë autoriteteve administrative, pranë familjes dhe te afërmve, në vendbanimin e fundit të marrësit, ose nëpërmjet burimeve te tjera të mundshme.

Nëpunësi gjyqësor është përgjegjës për mos kryerjen e njoftimeve ose kryerjen e parregullt te tyre. Kërkesat e nëpunësit gjyqësor janë detyruese për subjektet të cilave iu drejtohen. Këto të fundit duhet të kthejnë përgjigje brenda afateve të caktuara në kërkesë. Për këto veprime, nëpunësi harton një raport të cilin ja paraqet gjykatës.”

Neni 11

Në nenin 106, në vend të fjalës “taksa”, vendoset fjala “tarifa”.

Neni 12

Neni 107 ndryshohet si më poshtë vijon: Nëse pala ndërgjyqëse ose përfaqësuesi i saj ka shkaktuar me faj shtyrjen e seancës gjyqësore, ose ka krijuar nevojën për një seancë tjetër gjyqësore, ose ka krijuar vonesa të panevojshme duke sjellë prova shtesë, kërkesa ose parashtrime me vonesë, gjykata kryesisht mund të caktoje një tarifë gjyqësore shtesë sipas përcaktimeve të ligjit “Për tarifat gjyqësore.

Nëse këto veprime kryhen nga përfaqësuesi pa pëlqimin paraprak të palës, përfaqësuesi detyrohet të zhdëmtoje palën me tarifën gjyqësore shtesë të vendosur.

Neni 15

Ne kreun IV, me titull “Njoftimet” paragrafi i fundit i nenit 130 ndryshon si më poshtë: “Në qoftë se personi i thirrur refuzon marrjen e njoftimit, nëpunësi gjyqësor ose punonjësi i shërbimit postar bën shënimin përkatës në aktin objekt njoftimi dhe, kur është e mundur, e vërteton edhe me nënshkrimin e një dëshmitari të pranishëm. Në këtë rast, njoftimi duhet konsideruar i përfunduar.”

http://shqiptarja.com/home/1/zvarritja-e-gjyqeve-nd-shkim-kush-shtyn-sea...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.