nje brez nje rruge
Italia njofton tërheqjen nga nisma kineze "Një brez, një rrugë"
Italia ka njoftuar tërheqjen nga nisma kineze “Një brez, një rrugë”. Vetëm katër vjet pasi aderoi në nismën që u pa në Perëndim si përpjekje e Pekinit për ndikim gjeopolitik, Roma zyrtare po tërhiqet përmes qeverisë së djathtë të Giorgia Melonit. Para saj, qeveria e drejtuar nga bankieri, Mario Draghi, vendosi ngrirjen e marrëveshjes, shenjë kjo e reflektimit të Italisë që nuk mund t’i lejojë vetes të ndjekë politikë pragamtiste në këto kohë.
Koreja e Veriut i bashkohet projektit kinez të "Rrugës së Mëndafshit"
Pekini zyrtar ka ftuar edhe Korenë e Veriut të marrë pjesë në nismën “Një Brez, një Rrugë”. Projekti është 1 trilionë dollarë dhe përfshin ndërtim rrugësh, hekurudhash dhe portesh. Njoftimin për pjesëmarrjen në samitin e javës tjetër e ka dhënë ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi sipas të cilit:
Një gjë e tillë është shumë normale sepse është një nismë e bashkëpunimit ekonomik