nivica
Regjistrimi i pronave në Bregdet, pa dalë harta e kufijve
Lajmi se në bregdetin e Jugut do të nisë procesi i regjistrimit të pronave nuk i ka gëzuar aspak banorët e fshatit Nivicë. Në një nga zonat më problematike sa i përket ndarjes së pronës me ligjin 7501, pronarët e tokave nuk kanë besim se ky process do të funksionojë. Kryeplaku Stefan Llambri, thotë në një lidhje telefonike për TvT se së pari duhet të dalë harta e kufijve të plotë të fshatit Nivicës.
“Kanë ardhur nga kadastra për të bërë regjistrime por nuk i lejojmë, të dal njëherë harat e fshatit dhe më pas të bëhet ndarja dhe regjistrimi i pronës”.
Plaga e pronave në bregdet, banorë të Nivicës thyejnë rrethimin e plazhit të Kakomesë
Banorë të fshatit Nivicë kanë thyer rrethimin e plazhit të Kakomesë për të hyrë brenda tij. Sipas raportimeve të Saranda Web, banorët e konsiderojnë atë pronë të tyre dhe nuk njohin prezencën e subjekteve private aty. Ata janë ndaluar nga forcat e rendit për të shkuar drejt plazhit.