ngushellime

Papa Françesku nga Katerdralja e “Shën Patrikut” në Nju Jork ngushëllon për vdekjen e mbi 700 besimtarëve myslimanë

Postuar në 25 Shtator, 2015 09:07

Papa Françesku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mbi 700 besimtarëve myslimanë të cilët humbën jetën nga një ikje e rrëmujshme gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mina, rreth 5 km larg Mekës. Kreu i Vatikanit drejtoi shërbesen në Katerdralen e “Shën Patrikut” në Nju Jork, kur iu kërkoi të gjithë të pranishme të luteshin për të gjithë personat që kishin humbur jetën në Mekë dhe për të plagosurit.  Në fillim të një meshe me përfaqësues të klerit, papa Françesku përshëndeti, sipas tij, “vëllezërit e mi islamë” pasi sot “festohet Dita e Sakrificës”.

Subscribe to RSS - ngushellime