Papa Françesku nga Katerdralja e “Shën Patrikut” në Nju Jork ngushëllon për vdekjen e mbi 700 besimtarëve myslimanë
Papa Françesku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mbi 700 besimtarëve myslimanë të cilët humbën jetën nga një ikje e rrëmujshme gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mina, rreth 5 km larg Mekës. Kreu i Vatikanit drejtoi shërbesen në Katerdralen e “Shën Patrikut” në Nju Jork, kur iu kërkoi të gjithë të pranishme të luteshin për të gjithë personat që kishin humbur jetën në Mekë dhe për të plagosurit. Në fillim të një meshe me përfaqësues të klerit, papa Françesku përshëndeti, sipas tij, “vëllezërit e mi islamë” pasi sot “festohet Dita e Sakrificës”. Të paktën 717 persona humbën jetën dje në Mekë gjatë pelegrinazhit të njohur, që zhvillohet një herë në vit, si pasojë e një ikjeje në rrëmujë e sipër. Më shumë se 800 të tjerë mbetën të plagosur. “Jemi pranë vëllezërve myslimanë pas tragjedisë që ata pësuan në Mekë”, deklaroi papa Françesku, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA. Dy ditë më parë, Ati i Shenjtë u ndal në Shtëpinë e Bardhë ku u prit nga Presidenti Obama. Mesazhi i përcjellë nga ky takim lidhej me emigracionin dhe me ndryshimet klimatike.
Add new comment