nenent
I gjithë shteti po heton, por asgjë nuk po kapet
Qeveria shqiptare ka marrë së fundmi edhe atributet e një prokurorie speciale teksa me të ashtuquajturin ligj anti-KÇK kalon në veprime administrative dhe policore vetëm në bazë dyshimi. Në draft thuhet që baza e këtij ligji janë të drejtat themelore të njeriut, por ai ngarkon si garante të tyre një njësi operative si Policia e Shtetit. Siç mund të shihet, në nenin 4 flitet për masa policore duke paralelizuar dhe shfuqizuar pushtetin e gjykatave dhe prokurorisë. Më flagrante është kjo gjë në nenin 6, pika 4 ku thuhet se: