I gjithë shteti po heton, por asgjë nuk po kapet
Qeveria shqiptare ka marrë së fundmi edhe atributet e një prokurorie speciale teksa me të ashtuquajturin ligj anti-KÇK kalon në veprime administrative dhe policore vetëm në bazë dyshimi. Në draft thuhet që baza e këtij ligji janë të drejtat themelore të njeriut, por ai ngarkon si garante të tyre një njësi operative si Policia e Shtetit. Siç mund të shihet, në nenin 4 flitet për masa policore duke paralelizuar dhe shfuqizuar pushtetin e gjykatave dhe prokurorisë. Më flagrante është kjo gjë në nenin 6, pika 4 ku thuhet se:
Për të gjithë subjektet e këtij ligji Policia e Shtetit mund të urdhërojë kufizimin e perimetrit të levizjes së tyre, brenda një zone administrimi, qyteti apo qarku të caktuar në Republikën e Shqipërisë, urdhër i cili duhet të vleftësohet nga Prokuroria/Gjykata brenda 48 orëve
Në nenin 9 përcaktohet edhe e drejta e ankimimit në afate të qarta, por në seanca që siç thuhet:
në seanca që nuk mund të jenë publike
Gjykata e Lartë shqyrton rekursin në Dhomën e Këshillimit brenda 30 ditëve nga dita e ankimimit
vijon ky nen.
Kjo është një procedurë standard që ndiqet kurdoherë, por në këtë rast policisë i është dhënë e drejta e veprimit mbi bazë dyshimi. Përtej kësaj dhe elementëe teknikë duhet thënë se ky ligj shton një njësi hetimi krahash shumë të tillave në Shqipëri. Sipas ligjit në vendin tonë heton Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda, do të hetojë Policia, SPAK, BKH, heton aktualisht Dretoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Hetimi Tatimor, Shërbimi Informativ etj..
Hetojnë të gjithë dhe asgjë nuk ka ndodhur. Situata po të dëgjojmë kryeministrin është bërë edhe më emergjente. Aq sa goditjen e ka marrë në dorë Task Forca e Kryeministrisë që sipas z. Rama ka arritur rezultate shumë të mira. Më poshtë një listë e neneve që shfrytëzon ligji aktual për të përkufizuar objektin e punës, nene që janë në fuqi prej vitesh dhe nuk kuptohet pse nuk kanë dhënë asnjë efekt:
Comments
Kur Kushtetuta eshte nje
Kur Kushtetuta eshte nje lwvere, kur edhe Kodet e ndryshem nuk jane te qarte, vetevetiu do te dalin me dhjetra Urdhera dhe Vendime qeveritare, te cilat i kalojne parlamentit dhe quhen Ligje pastaj! Kesaj i thone, kur nuk di c'te besh, luan deren kot!
Na tregoni nje koloni te
Na tregoni nje koloni te SHBAse ku ka jetese sociale te mirfillte, ku ligji dhe rendi zbatohet me perpikmeri dhe korrupsioni me kriminalitetin nuk egziston e nuk qeveris?!
Ne media, ne TV, ne jeten e perditshme midis klases se mesme dhe asaj fshatareske bucet jehona se sa na do e kujdeset dhe e duam Ameriken.......
Populli shqiptar si komb sonambul qe eshte nuk e kupton se kjo eshte demokracia amerikane. Edvin Rama apo ILir Meta Jane kopja e William Jefferson Clintonit qe nuk i hyn gjemb ne kembe. Keta dy te paret sikur ky i fundit kujdesen qe edhe Epsteinat e tyre (po paten) te vetevriten.
E sa per popullin, ky debil milet per Ameriken ngopet me luge Bosh.
Add new comment