ndërkombëtarë
Si vdesin institucionet ndërkombëtare
Pas Luftës së Dytë Botërore, fituesit krijuan një sërë institucionesh mbi të cilat që atëherë është mbështetur rendi botëror. Ndërsa këto institucione shpesh janë kontestuar, ato janë dëshmuar shumë elastike. Por kjo nuk do të thotë se ata janë të paprekshëm. Përkundrazi, efektiviteti i tyre mund të gërryhet gradualisht – veçanërisht kur ato përdoren si pengje gjeopolitike.
Eurobondi, Cani thotë se në tregjet ndërkombëtare Shqipëria do kërkojë 500 milionë euro
Ministri i Financave deklaroi të shtunën se që nga e hëna në 28 shtator për 4 ditë me radhë Shqipëria do të jetë në tregjet kryesore europiane për të emetuar eurobondin. Sipas tij, tregu po ecën në ato drejtime që kishin gjykuar dhe se monedha e zgjedhur është euro. “Ende nuk mund t’u them a do ta marrim apo jo. Nëse do gjykojmë se norma e interesit dhe kushtet do të jenë të përshtatshme, do ta marrim”, u shpreh kreu i financave. Sipas tij, situata e Shqipërisë është komode, pasi nuk kemi presion sepse eurobondi tjetër do të maturohet në nëntor dhe se qeveria i ka paratë për ta shlyer atë.
“Nënë Tereza” humbet ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare, pritet hapja e aeroportit të Kukësit
Ditë më parë qeveria shqiptare premtoi se në krye të dy javëve do të njoftonte heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi. Dhe kjo u lançua si nj arritje. Gjatë një interviste për “A1Report” ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, bëri të ditur se ishte rënë dakord me koncesionarin gjerman dhe me këtë kuadr edhe aeroporti i Kukësit do të vihej në funksionim. “Ti heqësh ekskluzivitetin një koncesionari që ka pronësinë e qiellit shqiptar ka qenë shumë e vështirë”, u shpreh Ahmetaj.
Xhafaj: Ekspertë ndërkombëtarë do të marrin pjesë direkt në hetimin e çështjeve
Roli i ndërkombëtarëve në proçesin e reformës në drejtësi, por dhe vullneti politik i mazhorancës do të garantojë finalizimin me sukses të saj, pas dy dështimeve në 2008 dhe 2012. Fatmir Xhafaj, njeriu kyç në këtë reformë, i cili e konsideron edhe si një angazhim të jetës së tij politike kryerjen e saj, argumenton se pse shqiptarët duhet të kenë besim se ky sistem do të bëhet. “Ndryshe nga herët e tjera edhe në metodologji ka një gjë krejt ndryshe.